Babai i Hashim Thaçit: Ditë e natë, në borë e në shi e në fund në burg, e padrejtë

Babai i Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës, Haxhi Thaçi në një intervistë është shprehur se ka besim tek drejtësia e Gjykimit Special dhe se do të bëhet mirë në të ardhmen e afërt. Haxhi Thaçi u shpreh se gjykimi i djalit të tyre, Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të luftës është gjykim shumë “i padrejtë”, pasi që sipas tij ata kanë qëndruar ditë e natë, në shi e në borë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës e në fund po ballafaqohen me burgim.

Babai i Thaçit për vizitën e tij në Hagë me 19 maj tha se së bashku me bashkëshorten e tij kanë qëndruar tri orë së bashku me djalin e tyre por që nuk është takuar edhe me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Pak zor, kemi kaluar mire, kemi qëndruar tri orë në Hagë. Nuk u takova me ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Nuk u doke që po mërzitet. Kërkush prej tyre nuk ka hyrë për vetën e tyre. Koftë drejtësia, po bëhet mire. Se a beson në drejtësi, ai tha se po. Ditë e natë në shi e në bore e në fund në burg. Shumë e padrejtë është gjykimi I tyre”, tha ai.

Haxhi Thaçi rrëfente edhe të “hjekurat” që ushtarët e luftës dhe ish-krerët e UÇK-së janë përballur gjatë kohëve të vështira të luftës dhe në temperaturat e ulëta të dimrit.

“Të drejtit I ndihmon Zoti. Kur vijke këtu me shok, krejt qorapat me lëkurë, motra e vet ja ka largu e ja ka dath prej mrazi. Para sabahi e ka hjek shumë, jo veç ai po krejt kanë hjek”, shtoi ai.

Ndryshe, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës së bashku me Jakup Krasniqin, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë duke u përballur me gjykim nga Gjykata Speciale. Ish krerët e luftës akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Helikopteri jordanez rrëzoi një dron iranian!

(Video) helikopteri jordanez🇯🇴 rrëzoi një dron iranian i cili ishte drejtuar drejt tel avivit!

Irani ka gati raketat kundër Amerikës

Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të tjera ushtarake për sulme kundër bazave amerikane në Lindjen e Mesme Irani ka përgatitur raketa dhe pajisje të...

B-2, bombarduesit që mbajnë “superbombën” kundër bunkerëve të thellë

Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin e saj kundër vendeve armiqësore. Dhe më pas u modifikua për...

Edhe një gënjeshtër nga VREDI për kapital politik në zgjedhjet komunale!

Kohë më parë shefi i shtabit zgjedhor i kampit vredist efendi Adnan Azizi, deklaroi në një fjalim "patriotik" se ligji për "branitellët" nuk do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu