Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të
ngushtë të tij, bëjnë të ditur se dorëheqja e Hotit vjen pas zhvillimeve në Kuvendin e LDK-së, ku ai kishte shpallur kandidaturën për kryetar të partisë.

Megjithatë, kandidatura e tij nuk ka hyrë fare në votim, pasi Kuvendi i LDK-së ka votuar për vazhdimin e mandatit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë.

Hoti kishte paralajmëruar edhe më herët se do të japë dorëheqje, duke e konsideruar këtë si akt përgjegjësie politike pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Deri më tani, nga LDK nuk ka pasur një njoftim zyrtar lidhur me hapat e ardhshëm pas dorëheqjes së Hotit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

“Smrt za shiptari” në Stadiumin e Tearcës

Tetovë, 1 shkurt – Vazhdojnë provokimet ndaj shqiptarëve. Ndonëse rajoni i Tearcës nuk ka qenë i prekur nga provokimet me përmbajtje kërcënuese, kësaj radhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu