Autostrada Shkup-Bllacë, tregim pa mbarim! Dy kilometrat ende jofunksionale, asnjë informatë për 10KM tjera

Në tregim pa mbarim po shndërrohet autostrada Shkup Bllacë, ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2020, por përfundimi i saj ende nuk shihet askund. Për momentin, janë ndërtuar vetëm dy kilometrat e para, duke nisur nga kufiri i Bllacës në drejtim të Shkupit. Megjithatë, të njejtat edhe më tej nuk mund të shfrytëzohen sepse fundi i dy kilometrave duket kështu.

“Ky është dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, autostradë e cila ka filluar të ndërtohet që nga viti 2020 por kur do të përfundojë, nuk e di askush. Por edhe për t’u lëshuar në përdorim nuk mundet sepse këtu pas dy kilometrave përfundon autostrada e ndërtuar dhe veturat duhet të kthehen prapa. Kjo autostradë kujtojmë se ishte prioritet edhe i Qeverisë së kaluar por është prioritet edhe i kësaj qeverie. Mirëpo kur do të përfundojë, mbetet të shohim”, raporton Zekirija Haxhiu gazetar TV21.

Se cilat janë afatet për lëshimin në përdorim dërguam pyetje deri te kabineti i zv.ministres së transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

“Në lidhje me dy kilometrat e parë të autostradës Shkup-Bllacë, po punohet në vendosjen e gardhit mbrojtës dhe presim që me përfundimin e tyre të vihet në përdorim ky segment i autostradës. Në lidhje me 10 kilometrat e ardhshëm, projekti është në fazën e procedurës për tender për ndërtim dhe mbikëqyrje”, tha Kaltrina Zekolli Shaqiri – zëvendësministre për Transport dhe Lidhje.

Për 10 kilometërshin tjetër, tenderimi pritet të zhvillohet në dy faza, kualifikimi teknik i ofertuesve dhe e dyta kompanitë të dorëzojnë ofertat e tyre, njoftojnë nga Ministria e Transportit.

Dy kilometrat duheshte të lëshohen në përdorim qysh në fund të vitit të kaluar. Kështu pati paraljamëruar ish drejtori i Ndërmarjes Publike, Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi.

“Këto dy kilometrat do të lëshohen. Njëra pjesë do të jetë në shfrytëzim e sipër pasi njëra pjesë duhet të lidhet komplet me 10 kilometërshin tjetër. Kështu që deri në fund të vitit edhe rruga magjistrale edhe 2 kilometërshi do të jenë në funksion, që do të lidhemi deri në kufi”, deklaroi Ejup Rustemi – 23.10.2023.

Në realitet, në shfrytëzim u lëshua vetëm rruga magjistrale, përurimi i së cilës u bë në janar të këtij viti. Në zonën pak para kufirit, është hapur edhe një rrugë tjetër për kamionë. Por shpesh ndodhë të ketë rradhë të gjata deri te rrethrrotullimi dhe të pengojnë në lëvizjen e lirë të veturave.

Kjo autostradë ishte premtim dhe mbetet projekt kyç për koalicionin VLEN, pjesë përbërëse e kësaj qeverie. Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, madje në Click Plus, tha se nuk do të dalin as në zgjedhje nëse e njejta nuk realizohet.

“Ne e kemi thënë që nuk dalim në zgjedhje të ardhshme nëse nuk është i përfunduar segmenti Shkup-Bllacë dhe synimi është që kjo të bëhët shumë shpejt dhe ja po e them publikisht që nuk do të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk është e përfuduar ajo rrugë”, potencoi Zeqirija Ibrahimi nga VLEN.

Ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë hasi në vështirësi pasi tokat ku duheshte të kalojë autostrada, ishin në prona private ndërsa pronarët e tyre, nuk gjenin akord me Qeverinë për çmimin e shit-blerjes. Kjo autostradë pritet të ketë 11 tunele të cilat do të shtrihen në 10 kilometërshin, ndërtimi i të cilit ende nuk ka filluar të ndërtohet./tv21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu