Austria bën surprizën e madhe, kalon si e para e grupit D. Franca kualifikohet me barazim

Ishin rezultate që nuk priteshin aspak. Pas kombëtareve të Grupeve A dhe B, pasditen e kësaj të marte kanë qenë përfaqësueset e Grupit D të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ato që kanë përfunduar xhiron e tretë dhe të fundit, të fazës së grupeve, me Austrinë, Francën dhe Holandën, të cilat siguruan kualifikimin për më tej.

Kështu, në “Olympiastadion”, të Berlinit, Austria ka arritur një fitore të madhe, në Grupin C, duke mundur “Tulipanët” e Holandës, me rezultatin 2-3, në një sfidë që rezultoi të ishte spektakolare e plot emocion. Një autogol i Donyell Malen, i shoqëruar nga golat e Schmid e Sabitzer mjaftuan që djemtë e Ralf Rangnick, të kalonin me sukses Holandën, për të cilën shënuan Cody Gakpo e Memphis Depay.

Në krahun tjetër, “Gjelat” francezë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit, me kapitenin Kylian Mbappe, që shënoi golin e parë për skuadrën e Deschamps, ndërsa për të barazuar shifrat mendoi “bomberi” polak, Robert Lewandowski.

Falë këtyre rezultateve ka ndryshuar goxha renditja në Grupin C, teksa përfundimisht kalojnë si koka grupi, Austria dhe Franca, me “Shqiponjat” austriake, që ia kanë dalë të pozicionohen në vendin e parë, në një grup “gjigantësh”, ku kanë arritur 6 pikë, 1 më shumë se Franca dhe 2 më shumë se Holanda, që pritet të kalojë si një prej vendeve të treta më të mira, ndërsa në vendin e fundit është Polonia me 1 pikë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

550 punonjës të Lukoil në Maqedoni rrezikojnë të mbesin pa punë!

Po kërkohet zgjidhje për 550 punonjësit e filialit të kompanisë ruse “Lukoil” në Maqedoni, pasi ky gjigant energjetik vendosi të shesë asetet e tij...

Lojë e rreme shpërblyese: “DM” nuk jep falas 500 kuti kozmetike

“DM” nuk është organizatori, as personi që e ka porositur këtë postim të rremë në rrjetin social Facebook. Ky është një mashtrim duke përdorur...

Gazetari Ademi shkoi për t’i kërkuar falje familjes së Daorsa Spahiut (VIDEO)

Gazetari Nevrij Ademi ka qenë sot te familja e Daorsa Spahiut për t’i shprehur ngushëllimet familjes së saj dhe për t’i kërkuar falje. Në emisionin...

Blerim Latifi: Millosheviqi kishte shpresuar se shqiptarët nuk mund të bashkohen për asgjë

Në një reagim lidhur me dëshminë e sotme të ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill në Gjykatën e Hagës, profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka...

Hill për Adem Demaçin: Ishte i rreptë – kishte opinione të egra ndaj Serbisë

Ish-ambasadori, Christopher Hill tha se Adem Demaçi ishte gjithmonë shumë i rreptë dhe strikt për çdo temë.Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Hill shtoi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu