Athina pretendon se Shkupi ka shkelur marrëveshjen për emrin

Greqia ka akuzuar Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për shkeljen e marrëveshjes historike për emrin e shtetit, duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë shpresat e Shkupit që një ditë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Reagimi i Athinës erdhi një ditë pasi kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut nga VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, vazhdimisht përdori emrin e vjetër të shtetit, Maqedoni, duke thënë se për të është i “turpshëm” emri i ri i shtetit.

Marrëveshja e vitit 2018 me Greqinë – që njihet si Marrëveshje e Prespës – shtet që pretendon se Maqedoni quhet një prej rajoneve të tij, u nënshkrua nga Qeveria e qendrës së majtë, të cilën Mickoski e mposhti në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 8 maj.

Marrëveshja i dha fund mosmarrëveshjeve prej dekadash mes dy vendeve. Marrëveshja për emrin i mundësoi Maqedonisë së Veriut që më vonë t’i bashkohej NATO-s. Duke folur para Parlamentit të dielën para votimit për Qeverinë e re, Mickoski vazhdimisht përdori emrin e vjetër të shtetit. Por, pasi bëri betimin si kryeministër, ai përdori emrin zyrtar të shtetit.

“Do të duhet të dorëzohen para jush dhe ta përmend këtë mbiemër të turpshëm sepse ai është, për fat të keq, pjeës e ligjit dhe Kushtetutës që duhet ta respektoj si kryeministër”, tha Mickoski para deputetëve. Si anëtare e BE-së, Greqia mund të pengojë që shteti fqinj të anëtarësohet në bllok. Pengesa të ngjashme po paraqet edhe fqinja tjetër, Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut sa i përket çështjeve të minoriteteve.

Të hënën, kryediplomati grek George Gerapetritis, tha se anëtarësimi i Shkupit në BE do të jetë “i papranueshëm dhe i paimagjinueshëm” nëse nuk respektohet plotësisht ligji ndërkombëtar, përfshirë edhe marrëveshja për emrin. Ai tha se udhëheqja e re maqedonase “ka vendosur që në mënyrë sistematike të mos përdorë [emrin Maqedoni e Veriut] në diskursin publik brenda vendit. Kjo është shkelje e qartë [e marrëveshjes me Greqinë], pasi ajo parasheh përdorimin e emrit Maqedoni e Veriut si brenda, ashtu edhe jashtë vendit”, tha ai.

Edhe presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, muajin e kaluar zemëroi zyrtarët grekë dhe të BE-së pasi gjatë betimit si presidente përdori emrin Maqedoni, e jo emrin zyrtar të shtetit. Më vonë ajo insistoi se ajo ka të “të drejtë njerëzore” që t’i referohet si të dojë shtetit të saj./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

VIDEO/ Skandal në Serbi, dhunohet barbarisht boksieri grek dhe stafi i tij: 100 persona hyn në ring dhe…

Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në Serbi, gjatë një ndeshje kickbox-i. Dhuna shpërtheu brenda ringut pak pasi boksieri grek hodhi në tapet kundërshtarin e...

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu