Asmir Jahoski, me një garanci prej mbi dy milionë eurosh, lirohet nga paraburgimi

Gjykata e Apelit pranoi që Asmir Jahoski, pronar i Pucko Petroll të lirohet nga paraburgimi duke pranuar një garanci prej 986,540 eurosh, duke vendosur një hipotekë mbi pasurinë e patundshme në favor të shtetit dhe me një shumë shtesë prej 72 milionë denarësh. Gjykata e Apelit informoi gjithashtu se ndaj Jahoskit janë vendosur masa kujdesi dhe se pasaporta e tij është konfiskuar, transmeton Portalb.mk.

Kur u mor vendim për Jahoskin, nga gjykata thanë se kanë parasysh propozimin pozitiv të marrë më parë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup dhe mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për të mbështetur ankesën e të dyshuarit, duke pranuar garancinë e ofruar.

“Pjesa e garancisë së ofruar dhe e pranuar në para prej 72,000,000 denarësh përfaqëson një shumë monetare të barabartë me dëmin e supozuar që dyshohet se i dyshuari e ka kryer në ngjarjen konkrete penale”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Apelit tha se vendimi me arsyet do të publikohet i plotë në faqen e internetit të gjykatës në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Lëvizjes së Lëndëve në Gjykata.

Kujtojmë se, më parë, Gjykata Penale hodhi poshtë propozimin e Jahoskit për të zëvendësuar paraburgimin e tij me një garanci në pasuri të paluajtshme, duke shpjeguar se gjykata, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat që lidhen me hetimin, pavarësisht mendimit pozitiv të dhënë nga Prokurori Publik, beson se në këtë moment ende ekzistojnë rrethanat për ekzistencën e masës së caktuar të paraburgimit.

Nga gjykata atëherë deklaruan se besojnë se ende ekzistojnë rrethana që Jahoski mund të pengojë hetimin duke ndikuar te dëshmitarët, si dhe se ai mund të fshehë, falsifikojë ose shkatërrojë gjurmët e krimit, për shkak të faktit se procedura hetimore është ende në vazhdim dhe veprime të tjera hetimore janë ende duke u ndërmarrë për të mbledhur prova.

Më 11 mars, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar hetim ndaj 13 personave dhe një subjekti juridik në lidhje me kontrabandën me derivatet në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë rast, në Shkup, Veles dhe Kërçovë janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputetit të BDI-së, Ismail Jahoskit, Asmir Jahoski, si dhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar sepse është i dyshuar edhe në rastin “Aditiv”.

TOP Lajmet

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet një videokonference, teksa filloi samiti i koalicionit të udhëheqësve perëndimor, të cilët janë aktualisht brenda...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari...

BDI: Hajde, menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Konkluza kryesore nga mbledhja e sotme e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim ishte e qartë dhe unanime: Të shkohet menjëherë në zgjedhje...

IShP: Pastrim urgjent të hapësirave me mbeturina

Nga Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë udhëzuar, që mbetjet komunale duhet sa më shpejt që është e mundur...

Gjykata Administrative do të vendosë për ankesat në 11 komuna

Nga përfundimi i seancës së djeshme të KSHZ-së, ku u hodhën poshtë të gjitha 57 ankesat e paraqitura për raundin e parë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu