ASh-Tetovë: Pas vendosjes së kryqit, Kasami ia jep VMRO-së edhe kryesimin e Këshillit Komunal

Aleanca për Shqiptarët, dega Tetovë tha se komuna po vazhdon me degradimin e shqiptarëve që siç thonë, pas vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit nga ana e pushtetit lokal të Lëvizjes Besa, prej sot edhe Kryetari i Këshillit Komunal i jepet VMRO-DPMNE-së

“Pas vendosjes së kryqit në Kodrën e Diellit nga ana e pushtetit lokal të Lëvizjes Besa, prej sot edhe Kryetari i Këshillit Komunal i jepet VMRO-DPMNE-së. Kjo ndodh në një kohë derisa në pushtetin qendror për çdo ditë vazhdon degradimi i shqiptarëve nga pozicionet më të rëndësishme shtetërore. Mos vallë edhe kjo është pjesë e pazarit politik për presidenten Siljanovska.

Pyesim Lëvizjen Besa se në cilën komunë të udhëhequr nga kryetar maqedonas, shqiptarët kanë kryesuesin e këshillit komunal?

Kujtojmë opinionin se Bilall Kasami dhe Lëvizja Besa fituan komunën me premtime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave, heqjen e emrave të figurave komuniste dhe emërtimin e tyre me emra të historisë shqiptare. Pas marrjes së pushtetit nga Kasami, në Tetovë u rikthyen bustet e heronjve maqedonas, u vendos kryqi në Kodrën e Diellit dhe sot VMRO mori edhe kryesimin e Këshillit Komunal”, thuhet në kumtesën e ASh, dega Tetovë..

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Lajmin...

Izraeli siguron kontratë miliardëshe mbrojtjeje me Emiratet

Izraeli ka siguruar një nga fitoret më të mëdha strategjike në industrinë e tij të mbrojtjes, pasi kompania Elbit Systems ka nënshkruar një marrëveshje...

I pamposhturi, pensionohet

Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Crawford, njoftoi tërheqjen nga boksi. Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Terence Crawford,...

Ministri rus i Mbrojtjes: NATO po përgatitet për përplasje ushtarake me Moskën

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaroi se ekzistojnë prova që NATO po përgatitet për një përplasje ushtarake me Rusinë, me synimin për të...

Serbia bojkoton Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të mërkurën në mbrëmje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu