ASH Taravari: VLEN po mashtron, 99 maqedonas, 21 shqiptarë me kontrata afatshkurtra në dogana, jo punësime

Aleanca për Shqiptarët (ASH) reagon siç thuhet “me shqetësim ndaj deklaratave të bëra sot nga përfaqësues të grupimit politik FLEN, lidhur me të ashtuquajturat “punësime” të reja në Doganën e Maqedonisë së Veriut.”

“Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se nuk bëhet fjalë për punësime të rregullta, por për kontrata mbi vepër me afat të kufizuar, të vlefshme vetëm deri më 31 dhjetor 2025. Këto janë angazhime të përkohshme, pa status të qëndrueshëm punësimi dhe pa të drejta që rrjedhin nga marrëdhënia e rregullt e punës. Nga tri konkurse të shpallura, janë angazhuar 99 maqedonas dhe vetëm 21 shqiptarë, çka dëshmon për një pabarazi të theksuar në përfaqësim dhe për një qasje të padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë në administratën shtetërore.

Ajo që është më shqetësuese është instrumentalizimi i këtyre kontratave për qëllime propagandistike, nëpërmjet publikimit të fotografive dhe pretendimeve për barazi, ndërkohë që në realitet nuk ka asnjë përparim të qëndrueshëm apo strukturor në përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore”, thekson ASH.

Sipas saj, kjo është mashtrim klasik parazgjedhor, që synon të manipulojë qytetarët shqiptarë përmes metodave të njohura të sistemeve të mëparshme.

“Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen si mjet dekorativ i fushatave politike, por si qytetarë me të drejta të barabarta dhe dinjitet të garantuar institucionalisht. Punësimi i drejtë dhe i qëndrueshëm është e drejtë themelore, jo privilegj elektoral. Për këtë arsye, kërkojmë që çdo angazhim institucional të jetë transparent, i barabartë dhe i bazuar në kritere profesionale dhe jo në kalkulime politike apo fotografi për konsum publik. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo formë të abuzimit institucional dhe manipulimit me ndjenjat e qytetarëve”, reagon Aleanca për Shqiptarët (ASH).(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Limani: Kërçova bëhet me njerëz, jo me retorikë etnike

Fatmir Limani ka reaguar pas zgjedhjeve të 19 tetorit me një reflektim të gjatë për gjendjen politike dhe shoqërore në Kërçovë, duke theksuar se...

Për 10 muaj, 114 kafshime nga qentë endacakë në Pollog

Edhe pse shpeshherë është raportuar se janë hasur automjete të qyteteve të tjera që sjellin qentë endacakë nga qytetet tjera, megjithatë deri më tani...

Kandidati i AKI-së për Strugën: Nuk tërhiqem nga gara, vazhdoj fuqishëm në rrethin e dytë

Kandidati i AKI-së për Strugën, Arsim Dalipi, paralajmëron takime me qytetarët edhe në periudhën në vazhdim, duke theksuar se fushata do të realizohet në...

Bien të gjitha ankesat në KSHZ, Çashka për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme ka shqyrtuar ankesat e koalicionit VMRO-DPMNE lidhur me votimet në komunë e Çashkës. Ankesat e VMRO-DPMNE-së që të...

Gzime Ramadani mbron me sukses punimin e magjistraturës për gamifikimin në mësimdhënie në UEJL

Profesoresha e gjuhës frënge nga Kumanova, Gzime Ramadani, mbrojti me sukses punimin e magjistraturës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, me temë “Gamifikimi,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu