ASH: Taravari i dëshpëruar bën përpjekjet e fundit duke ju bë presion delegatëve për të tërhek nënshkrimet

SKANDAL: Njerëz të Taravarit ju bëjnë presion delegatëve të ASH që të mohojnë rejshëm nënshkrimet e tyre
Pas publikimit të vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë, për regjistrimin e Ziadin Selës si Kryetar të Aleancës për Shqiptarët, njerëz të afërt të Arben Taravarit kanë filluar të ushtrojnë presion mbi delegatët e Kongresit që të deklarojnë rejshëm dhe të tërheqin nënshkrimet e tyre nga pjesëmarja në Kongresin legal dhe legjitim në të cilin z.Sela u zgjodh kryetar i partisë. Siç na njoftojnë shumë anëtarë, këto presione bëhen nga forma të ndryshme, përmes thirjeve të drejtëpërdrejta të njerëzve të Taravarit, kërcënimeve me largim nga puna dhe tentimeve për joshje të rejshme.
Kjo formë e shantazhit dhe kërcënimit të delegatëve është një shkelje e rëndë dhe paraqet vepër penale dhe ne do të ndjekim në vazhdim çdo tentim për të ushtruar presion mbi delegatët dhe për të bërë mashtrime dhe manipulime edhe pse të njëjtat tanimë nuk paraqesin asnjë rrezik në aspektim juridik dhe janë të dështuara që në fillim. Por, ajo që duam ne është që anëtarët dhe delegatët të lihen të lirë, të mos ushtrohet presion dhe se për këtë dikush shumë shpejtë do të mbajë përgjegjësi dhe do të përgjigjet penalisht.
Tanimë për herë të dytë u konfirmua nga gjykata se Aleanca për Shqiptarët ju takon anëtarëve të denjë të partisë, ndërsa kryetar i saj legjitim dhe legal është z.Ziadin Sela. Këtë e kemi arritur falë mbështetjes absolute të delegatëve të vërtetë, anëtarësisë, strukturave partiake dhe mbështetjes së shqiptarëve.
Hiqni dorë sa më shpejtë nga mënyrat kriminale për të kontrabanduar partinë tonë të pastër dhe të shtrenjtë, sepse me këto tentime vetëm që do ta rëndoni situatën tuaj, ndërsa përsëri nuk do të arrini asgjë.
– Aleanca për Shqiptarët

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Omer Memedi nga Luboteni përfundon sezonin pa asnjë humbje në kategorinë “Bashallti”

Mundësi i ri nga fshati Luboten i Shkupit, Omer Memedi, ka përfunduar me sukses të plotë sezonin në mundjen tradicionale, duke mos pësuar asnjë...

🚨 Lista e Ramiz Merkos – në shërbim të Menduh Thaçit

Ramizi Merko sot kërkon vota për Menduh Thaçin dhe Zija Jonuzin. Lista e tij, që përpiqet të paraqitet “përtej partive”, është në fakt listë e...

Rrahje mes kandidatëve për këshilltarë, arrestohet një person

Një kandidat për këshilltar në Vinicë, rrahu brutalisht një tjetër kandidat për këshilltar. I lënduari po trajtohet në qendrën e klinikave “Nënë Tereza” në...

BDI: VLEN-i, degë e VMRO-DPMNE-së te shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së përbashkët të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë...

Marshi për Palestinën në Shkup: Nuk do të heshtim para genocidit

Shkup, 5 tetor – Sot në Shkup u mbajt një marsh proteste me sloganin “Mjaft me genocidin – Marshojmë për Palestinën”, organizuar në shenjë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu