ASH: Për më pak se 100 ditë, Qeveria aktuale ka arritur të largohet nga BE dhe të afrohet me Rusinë

Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës tha se, Qeveria e ka larguar vendin nga Bashkimi Evropian dhe e ka afruar me Rusinë përmes lidhjeve me Vuçiqin dhe Orbanin, që siç thotë, kjo ka ndodhur në më pak se 100 ditë. Ash thotë se, MAqedonia ndodhet në situatën e njëjtë si në vitin e 2008 kur në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria mori ftesë për anëtarësim në NATO, ndërsa vendi hyri në izolim.

Tutje, u shprehën se, që në ditët e para të formimit të Qeverisë, u acaruan marrëdhëniet me të gjitha vendet e tjera fqinje, ndërsa vizitat e para u realizuan me Sërbinë dhe presidentin Vuçiç

“Njëjtë si në 2008, Qeveria largoi vendin nga BE dhe afrohet me Rusinë
Qeveria VMRO-VLEN-ZNAM ka ndryshuar tërësisht rrugëtimim e vendit dhe për më pak se 100 ditë, ka arritur të largohet nga BE dhe të afrohet me Rusinë, përmes lidhjeve me Vuçiçin dhe Orbanin.
Sot Maqedonia e Veriut ndodhet në të njëjtën situatë si në vitin 2008, kur në Samitin e Bukureshtit, Shqipëria mori ftesë për anëtarësim në NATO, ndërsa vendi hyri në izolim dhe procesi u vonua edhe për 10 vite të tjera. Anëtarësimi në Alencën Veri-Atlantike, u mundësua falë përkushtimit të gjitha forcave progresive, si në pushtet ashtu edhe në opozitë dhe arritjes së marrëveshjeve me fqinjët, pas çka filloi edhe debllokimi i negociatave me Bashkimin Evropian. Në momentin kur pritej të realizohet vetëm hapi i fundit, ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicave në Kushtetutë, Qeveria aktuale rriti retorikën nacionaliste dhe antiperëndimore, si dhe filloi koketimin me Sërbinë, Hungarinë dhe Rusinë.
Që në ditët e para të formimit të Qeverisë, u acaruan marrëdhëniet me të gjitha vendet e tjera fqinje, ndërsa vizitat e para u realizuan me Sërbinë dhe presidentin Vuçiç. Lidhjet me bllokun anti BE dhe anti NATO kulminuan me marrëveshjet e drejtëpërdrejta, kredinë dhe vizitën e presidentit Viktor Orban, i njohur për lidhjet e afërta me Rusinë dhe presidentin Putin.
E gjithë kjo ndodhi pikërisht në momentet kur u kumtua edhe lajmi se Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe të fillojë e vetme hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Kujtojmë se avanturat e këtilla rrezikojnë të ardhmen, izolimin e vendit dhe pasoja të rënda për qytetarët”, thotë ASh-krahu i Selës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu