ASH bëhet pjesë e Frontit Europian. Ahmeti dhe Sela sonte nënshkruajnë marrëveshjen

Sonte në orën 21, në sallën e sportit “Rinia” në Gostivar, është paralajmëruar të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit midis kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Me hedhjen e nënshkrimeve ASH-ja e Selës edhe zyrtarisht bëhet pjesë e Frontit Europian, një nismë kjo e kreut të integristëve, për të bërë bashkë në një koalicion të madh disa parti, nën moton “Jo Rusisë, Po Europës”.

Vendimin për t’iu bashkuar këtij Fronti, ASH-ja e drejtuar nga Sela e mori të enjten, pas mbajtjes së Kuvendit Qendror të partisë, e cila u nda në dysh, pasi kryetari i saj Arben Taravari vendosi të koalicionojë me opozitën shqiptare VLEN. Për Front Europian, Ahmeti tashmë ka firmosur marrëveshje koalicioni edhe me kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi, me atë të PDSH-së Menduh Thaçi dhe me kreun e PDE-së Arjanit Hoxha. Po ashtu marrëveshje janë firmosur edhe me parti të komuniteteve më të vogla, si me Unionin e Romëve, me Partinë Demokratike Turke dhe me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. Pritet që një koalicion i këtillë të lidhet edhe me njërën prej partive boshnjake.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

Qeshën me të si i marrë, sot e quajnë hero/ “27 vite me një lopatë: djaloshi që i dha ujë një fshati të tërë”

Nga “Djaloshi që gërmoi fshatin” te hero lokal: historia reale e Shyam Lal Në fshatin e thatë Saja Pahad të Chhattisgarh-ut, Indi, një djalë 15-vjeçar...

MO në koshin e mbeturinave!

MO si një marrëveshje e njëanshme që poshtëron dinjitetin shqiptar me 20 % si sajesë për ndalimin e konfliktit të 2001, nuk i shërben...

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj Sipas revistës gjermane, Manager Magazin, Mercedes-Benz po negocion me BMW-në për blerjen...

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu