Diktaturë në veprim: Billbordi që nuk duroi as një orë në Tetovë


Në Tetovë sot u vendos një billbord ku denoncohej shitja e tokës publike me 1 euro/m². Mesazhi ishte i qartë dhe godiste drejt në zemër të pushtetit. Por si duket e vërteta paska djegur keq – sepse billbordi nuk qëndroi as një orë. Me urdhër nga lart, u hoq menjëherë.

Ky gjest është shembulli i pastër i censurës dhe standardit të dyfishtë. Kujtojmë se vetë Bilall Kasami, sapo mori drejtimin e Komunës së Tetovës, vendosi një billbord gjigant me borxhin e trashëguar nga Teuta Arifi, i cili qëndroi i ekspozuar për gjashtë muaj pa u prekur.

Kur kritikon kundërshtarin, është “transparencë”. Kur ekspozon realitetin e pushtetit aktual, është “e ndaluar”. Ky është definicioni i regjimit, servilizmit dhe diktaturës në praktikë.

Tetova sot mori edhe një provë tjetër se pushteti ka frikë nga e vërteta, dhe kjo frikë është arma më e fortë kundër tyre

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu