Arsovska: Falsifikimet e legalizimeve nga Komuna e Çairit i kushtojnë 225 milionë euro buxhetit

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka denoncuar një skemë të rëndë kriminale që, sipas saj, po ndodh në Komunën e Çairit, e cila përfshin pastrim parash, ndërtim të objekteve të rrezikshme dhe dokumente të falsifikuara, duke shkaktuar një dëm prej 225 milionë eurosh në buxhetin e shtetit, njofton Flaka

“Krimi që po zhvillohet në Çair është i dimensioneve alarmante – bëhet fjalë për legalizim të objekteve shumëkatëshe përmes falsifikimeve, që në të vërtetë janë ndërtuar kohëve të fundit, por në dokumente figurojnë si të ndërtuara në vitin 2011”, deklaroi Arsovska.

Sipas saj, ndërtuesit, të cilët në vetëm pesë vjet janë bërë milionerë, po përdorin skema të falsifikuara për të legalizuar zgjatime ndërtimore deri në 12 kate, ndonëse nuk përmbushin standardet ligjore të sigurisë.

“Me këtë model mafioz, pastrimi i parave bëhet përmes ndërtimit të objekteve të rrezikshme, ndërsa institucionet kompetente mbyllin sytë. Kemi të bëjmë me manipulim të dhënave, falsifikim dokumentesh dhe dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe buxhetin”, theksoi Arsovska.

Kryetarja e Shkupit u bëri thirrje organeve hetimore dhe Prokurorisë që të ndërhyjnë menjëherë dhe të fillojnë hetime të plota për këtë aferë që, sipas saj, përbën një nga skandalet më të mëdha urbanistike dhe financiare në kryeqytet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

Do të rrënohet objekti i ndërtuar pa leje në Çair

Komuna e Çairit ka filluar procedurat ligjore për rrënimin e objektit ilegal të ndërtuar mbi çatinë e një shtëpie në afërsi të kompleksit “26...

Aggeler, me letër lamtumire: vlerësoj forcën dhe guximin e popullit në RMV

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Aggeler, pasdite ka publikuar një Letër të Hapur, duke përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu