Arsim Zekolli ironizon garën për “lider” në VLEN: Në Romën Antike edhe gomarët emëroheshin senatorë

Arsim Zekolli ka reaguar ashpër pas deklaratave të Izet Mexhitit, i cili tha se “mes meje dhe Kasamit do të përzgjidhet lideri i ardhshëm i VLEN”. Sipas Zekollit, kjo është një zgjedhje e rrafshit lokal, e krahasuar me një “përkthim banal nga maqedonishtja: une ty vojvod, ti mua serdar”.

Zekolli thekson se Mexhiti dhe Kasami “po përzgjedhin Kryetar, jo Lider”, pasi sipas tij lidershipi ka një peshë krejt tjetër politike. Ai kujtoi edhe ironikisht periudhën e ish-Jugosllavisë, duke thënë se edhe atëherë “Sejdo Bajramoviq përzgjidhej formalisht President, ndërsa lidershipi i vërtetë ishte aura mbi Kaqusha Jasharin”.

Analisti ka kritikuar hapur edhe partitë që përbëjnë VLEN-in, duke thënë se nuk mjafton të shpallësh veten lider në Çair apo Tetovë për të qenë udhëheqës kombëtar. Sipas tij, vetëm numrat realë në terren – nga Struga në Kumanovë – e legjitimojnë Ali Ahmetin si lider shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Zekolli shton se Mexhiti, Kasami apo të tjerët brenda koalicionit duhet “të tregojnë muskuj para Mickoskit, jo vetëm ndaj Alisë”, nëse duan të quhen liderë e jo “lokalistë dhe princër regjentë të deleguar”.

Ai e mbyll reagimin me një thumb të fortë:
“Në Romën Antike edhe gomarët emëroheshin senatorë.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Muzeu i Vjenës: Skënderbeu njihet qartësisht si udhëheqës shqiptar

Ngjarje e rëndësishme! Në Muzeun e Historisë së Artit në Vienë (KHM), ku përkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut tashmë shoqërohen me një përshkrim...

Dolce nis ditën me një dush të shpejtë, merr vëmendjen fiziku i saj

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Dolce, nisi ditën me një dush të shpejtë. Tanimë dihet, se vëmendjen e rrëmben gjithmonë fiziku i...

Vdes mjekja e UÇK-së, Ajete Bashota

Ka vdekur ish-ushtarja dhe mjekja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Ajete Bashota. Për vdekjen e saj, ka shkruar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili...

28 vjet nga vrasja e mësuesit Halil Geci dhe dalja e parë publike e UÇK-së

Janë bërë 28 vjet nga vrasja e mësuesit Halil Geci dhe plagosja e arsimtarit Shaban Rreci. Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare...

Bisedat sekrete Moskë–Trump: Ushakov nuk e mohon, akuzon për ‘rrjedhje të qëllimshme’

Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putinit dhe këshilltari i tij i sigurisë, Yuri Ushakov, konfirmoi në mënyrë indirekte se pati një bisedë telefonike me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu