Arrestohet një shkupjan për haraç – policia gjeti te ai 7 mijë euro!

Gjatë ditës së djeshme Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 39-vjeçar nga Shkupi, me iniciale D.M., pasi i njëjti dyshohet se ka marrë haraç prej 7 mijë euro nga një tjetër 39-vjeçar, transmeton TV21.

“Më datë 08.08.2024, nga ana e të dëmtuarit, 39-vjeçarit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme është denoncuar se për një kohë të gjatë, D.M. duke e kërcënuar i ka kërkuar haraç në vlerë prej 16.500 euro në emër të personit të tretë, për një borxh që nuk ka ekzistuar. Sipas denoncimit, i dëmtuari më datë 11.08.2024 në një kafene në Shkup që t’ia japë këstin e parë, gjegjësisht 7.000 euro”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Por gjatë momentit të dorëzimit të parave, i dyshuari është arrestuar dhe te i njëjti janë gjetur 7.000 euro.

Është kryer edhe bastisje te shtëpia dhe hapësira të tjera të të dyshuarit, ndërkaq kundër tij është shqiptuar edhe kallëzim penal për “mashtrim” dhe gjendet në masë të kujdesit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu