Zyrtar i VMRO-s, drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, arrestohet për dyshime ryshfeti me fondet IPARD

Në një aksion të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, sot pas orës 13:00 është arrestuar Ilija Stoilev, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i cili sipas burimeve është anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Sipas informacioneve jozyrtare, Stoilev dyshohet për marrje ryshfeti nga një aplikant në këmbim të ndërmarrjes së një kontrate për mbështetje financiare përmes programit IPARD.

Marrja e ryshfetit është konstatuar me ndihmën e parave të shënuara, të cilat janë përdorur gjatë aksionit për të dokumentuar veprën.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë...

Rokas: Maqedonia e Veriut t’i përshpejtojë reformat, të ndryshohet edhe Kodi Penal në Kuvend

Ambasadori i Bashkimit Evropian Mikalis Rokas, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Hristijan Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave. Ai tha se në Maqedoni...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu