Arrestimi i Emin Bajramit në Bllacë/ Reagon BDI: E papranueshme, të lirohet menjëherë!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas arrestimit të Emin Bajramit, shtetasit të Kosovës në kufirin e Maqedonisë së Veriut, në Bllacë bazuar në fletarrest të lëshuar nga Interpoli i Serbisë, transmeton TV21.

Nga BDI thonë se “janë të shqetësuar thellë dhe se dënojnë të njëjtin”, duke shtuar se ky veprim i MPB-së së Maqedonisë së Veriut është i papranueshëm dhe gishtin e drejtojnë nga qeveria aktuale në Maqedoni.

“Arrestime të tilla, të përsëritura dhe të padrejta, po ndodhin pikërisht në një periudhë kur Maqedonia e Veriut qeveriset nga një ekzekutiv i pafuqishëm dhe pa legjitimitet etnik. Përfaqësuesit shqiptarë në këtë qeveri kanë dëshmuar jo vetëm mungesë ndikimi, por edhe paaftësi për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Kjo situatë e rrezikshme nuk prek vetëm shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe qytetarët e Kosovës, të cilët përballen me pasiguri dhe padrejtësi sa herë që udhëtojnë në vendin tonë”, thonë nga BDI-ja.

Nga atje shtojnë se fletarrestet nga Serbia nuk duhet të “zbatohen verbërisht” nga Maqedonia, dhe se sa kanë qenë ata në pushtet, “kanë parandaluar raste të tilla dhe kanë garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës”.

Nga atje kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Bajramit.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të z. Bajrami dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të rishikojë urgjentisht praktikën e ekzekutimit të fletarresteve të Serbisë. Nuk mund të lejojmë që shteti ynë të bëhet mjet i politikave të Beogradit, në dëm të qytetarëve shqiptarë”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu