Arrestime masive në Kosovë, Specialja në pranga Hajredin Kuçin, ish-shefin e AKI-së, Smakaj dhe të tjerë

Pas Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut, raportohet se me urdhër të Prokurorit të Specializuar është arrestuar edhe ish-Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Arrestimi i tij siç raporton Express është kryer herët në mëngjes. Edhe ai dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar më herët aksionin e sotëm, duke thënë se operacionet janë për hetime për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se aksionet janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Të arrestuarit e tjerë

Gjykata Speciale në Hagë ka arrestuar sot ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-këshilltarin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun, vëllain e heronjve Fahri e Bahri Fazliut.

Arrestimin e kanë konfirmuar familjarët e tyre, derisa Zyra e Prokurorit të Specializuar ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këto arrestime. Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale po vazhdon “gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makinat elektrike për arsye sigurie

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në makinat elektrike, duke i konsideruar ato të rrezikshme në raste...

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu