Armëpushimi në Gaza, Hamasi liron 3 pengje në këmbim të 369 të burgosurve palestinez

Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmbim liruan qindra të burgosur palestinezë, duke treguar se marrëveshja e brishtë e armëpushimit që ka ndërprerë luftimet në Rripin e Gazës, vijon të japë rezultate.

Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti lirimin e pengjeve izraelite dhe tha se do të mbështesë çdo vendim të Izraelit për hapat e mëtejshëm.

Grupi militant Hamas liroi tre pengje të tjerë të shtunën, në këmbim të të burgosurve palestinezë që u liruan nga Izraeli, pas arritjes së një armëpushimi të brishtë që duket se po zbatohet në faza pavarësisht tensioneve të fundit.

Tre izraelitët (Sagui Dekel Chen, 36 vjeç; Sasha Troufanov, 29 vjeç; Iair Horn, 46 vjeç) u detyruan të hipnin në një skenë ndërsa militantët palestinezë të Hamasit të armatosur me armë automatike qëndronin përkrah tyre në Khan Younis të Gazës, përpra se t’iu dorëzoheshin Kryqit të Kuq.

Në atë që njihet si Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, njerëzit shpërthyen në brohoritje dhe lot pasi morën vesh lajmin se pengjet iu dorëzuan ushtrisë izraelite nga Kryqi i Kuq.

“Jam e emocionuar që tre pengjet që po kthehen sot në shtëpi te familjet e tyre pas kaq shumë kohësh, por jam gjithashtu shumë e shqetësuar për djalin tim që po mbahet nga Hamasi. Ai nuk do të lirohet në këtë fazë por në fazën e dytë sepse ai është i ri. Duke parë pengjet e liruara jam e tmerruar nga situata që po kalon djali im dhe nuk e di se çfarë po ndodh më pas, por pres që qeveria të vazhdojë në fazën e dytë të marrëveshjes”, deklaroi nëna e një ushtari izraelit të marrë peng

Menjëherë pas lirimit të tre pengjeve izraelitë autobusët që transportonin të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë u nisën nga burgu izraelit Ofer në Bregun Perëndimor. Autobusi i parë mbërriti në Ramallah ndërsa një turmë brohoritëse disa duke valëvitur flamujt palestinezë.

Shkëmbimi i tre izraelitëve me 369 palestinezët uli shqetësimet në rritje se marrëveshja e armëpushimit mund të shpërbëhej përpara përfundimit të fazës së parë 42-ditore, që hyri në fuqi që nga 19 janari.

Faza e dytë e armëpushimit do të hapë negociatat për kthimin e pengjeve të mbetura të gjallë dhe për të përfunduar një tërheqje ushtarake izraelite si dhe dhe rindërtimit të Gazës.

Presidenti amerikan Donald Trump në një postim në rrjetet sociale përshëndeti lirimin e pengjeve dhe theksoi se Uashingtoni mbështet cdo vendimi të Izraelit në lidhje me hapat e tjerë.

Më herët Hamasi të cilin Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste, kishte kërcënuar se nuk do të lironte më shumë pengje dhe akuzoi Izraelin për shkelje të kushteve të armëpushimit, duke ngjallur frikën për rifillimin e luftimeve.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e 48200 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve vendase, të cilat nuk i veçojnë viktimat civile nga militantët. Izraeli thotë se ky numër përfshin rreth 17000 militantë të vrarë.

Presidenti Trump ka përmendur një plan në bazë të së cilit Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin mbi Gazën dhe palestinezët do të largoheshin në një vend të tretë, pa të drejtë kthimi. Shtetet e tjera rajonale, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, e kanë kundërshtuar këtë ide./VOA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Evropianët po e braktisin platformën X të Muskut

Sipas një raporti të ri të publikuar në rrjetin social X, në pronësi të Elon Musk, evropianët po e braktisin masivisht këtë platformë. Të dhënat...

Shitjet e Teslës në Suedi bien me 80%

Regjistrimet e automjeteve Tesla në Suedi ranë nga 1,052 në vetëm 203 gjatë muajit prill – një rënie prej 80.7%. Kjo rënie vjen mes një...

Shtëpia e Bardhë publikon foton, Donald Trump i veshur si Papë

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në rrjetet sociale i veshur si Papë pak ditë para mbledhjes së Konklavës që do të zgjedhë pasuesin...

Pakistani teston një raketë balistike në mes të tensioneve me Indinë

Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën kur tensionet me Indinë janë rritur pas sulmit vdekjeprurës të muajit të kaluar ndaj...

Zelensky: Takimi me Trump, më i miri. Diskutuam për sanksione ndaj Moskës

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky deklaroi për mediat këtë të shtunë se takimi I tij I një jave më parë me Presidentin Amerikan Donald Trump...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu