Ariu sulmon kopenë e dhenve në Raven të Gostivarit, mbyt 6 prej tyre

Një tjetër ari ka zbritur nga mali në vendbanim, ka sulmuar një kope delesh, duke mbytur e ngrënë 6 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në periferi të fshatit Raven të Gostivarit, ndërsa është denoncuar një natë më parë. Alsat kontaktoi pronarin e kopesë së dëmtuar. Në një bisedë joformale shprehu shqetësimin e tij lidhur me këtë rast. Tha se ndjehen të rrezikuar dhe se ka frikë edhe për dy fëmijët e tij të vegjël. Nga Qendra për Menaxhim me Krizat thonë se pas denoncimit, në terren ka dalë policia e Gostivarit, ndërsa pas konfirmimit të rastit do të ndërmerren hapat e radhës nga institucionet kompetente.

“Është paraqitur sulm i ariut ndaj deleve, konkretisht në orën 20:45 minuta, është marrë denoncimi dje për dele të mbytura dhe të ngrëna, në fshatin Raven të komunës së Gostivarit. Ajo është menjëherë pas qytetit të Gostivarit, në rrugën për në Mavrovë”, deklaroi Ilija Bojarovski, Qendra për Menaxhim me Krizat.

Nga Inspektorati për Mbrojtjen e Natyrës sqarojnë se po vijon procedura e formimit të ekipit për veprim të shpejtë. Sqarojnë se pas vlerësimit të dëmit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, në raste të tilla duhet të ketë kompensim për të dëmtuarin.

“Të dëmtuarit duhet të paraqiten te Ministria e Bujqësisë të cilët dalin në terren dhe bëjnë vlerësimin e dëmeve që duhet të paguhet ndaj të dëmtuarit. Vitin e kaluar kishte më shumë raste që ariu të zbret nëpër vendbanime në parqe kombëtare Mavrovë dhe Malin Sharr. Mbi bazë të kësaj institucionet shtetërore do të formojnë ekip të intervenimit për veprim të shpejtë në situata të tilla dhe mbrojtjen e sigurisë së njerëzve. Procedura për formimin e ekipit akoma po zgjat”, deklaroi nga Pejo Kirovski, Inspektor.

Autoritetet sqarojnë se ariu ngjyrë kafe është një lloj i mbrojtur rreptësishtë nga gjahu, ndërsa për mbrojtjen duhet të gjenden zgjidhje humane dhe ekologjike. Qeveria vitin e kaluar ka marrë masa për pastrimin dhe sigurimin e deponive me qëllim që të mos tërhiqet zbritja e arinjve. Autoritetet bëjnë thirrje që të respektohen këto masa, ndërsa në rast të ballafaqimit me arinj, thonë se duhet të përdoren mjete të lehta piroteknike si fishekzjarrë, për frikësimin dhe largimin e tyre. Raste të ngjajshme me arinjtë janë shtuar shumë së fundmi, ndërsa më i prekur nga ky fenomen është rajoni i Maqedonisë Veriperëndimore. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar...

George Clooney u dha 14 Miqve të tij nga 1 Milion Dollare

Në vitin 2013, George Clooney ftoi 14 miqtë e tij më të ngushtë në një darkë dhe i surprizoi secilin me nga një valixhe...

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Moska bën paralajmërimin e fortë që lidhet me Kosovën – Detajet

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai...

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu