Arifi mesazh Taravarit: Si ministër i Shëndetësisë, i le pa vendim, pa kontratë dhe pa rrogë motrat medicinale të Tetovës

Aktivisti i ASH-së nga Tetova, Latif Arifi ka komentuar publikimin e Taravarit për protestën e motrave medicinale të Spitalit të Tetovës, informon “tetova1”.
Arifi në facebook ka shkruar:
“Sa keq… Për të ardhur vërtet keq.
Të derdhësh sot lotët e krokodilit për motrat medicinale të Tetovës, kur pikërisht ti, si ministër i Shëndetësisë, i le pa vendim, pa kontratë dhe pa rrogë, është fyese. Jo vetëm për ta, por për të gjithë ata që kanë ende ndjenjë përgjegjësie në këtë vend.
Mos u përpiq të shpëtosh fytyrën me drama të rreme. Të gjithë e dimë pse u largove nga kjo Qeveri!
Sa ironike dhe e trishtueshme është që për tenderin e parkingut me “Gjoka-n” tregove më shumë zell, kujdes dhe përkushtim, sesa për këto nëna, motra dhe vajza që mbajnë në këmbë shëndetësinë. E tani, kur duhet të japësh llogari, zgjedh të viktimizohesh, si të ishe ti i tradhtuari.
Por le të jetë e qartë për të gjithë: përgjegjësia për këtë gjendje bie mbi supet e tua. Mund të përpiqesh t’i ikësh, mund të bërtasësh fort për t’i mbuluar gjurmët, por e vërteta gjithmonë del në shesh dhe ajo nuk është në anën tënde.
Tetori afër…përgatitu…”, përfundon Arifi.
Kurse Arben Taravari në një publikim më herët shkruante:
“Arsyet pse kam lëshuar këtë Qeveri po bëhen gjithnjë e më shumë të qarta.
Një rast i dhimbshëm është ai i motrave medicinale të spitalit të Tetovës të cilat janë pa vendim dhe pa rrogë.
I kërkoja me insistim punësimet e tyre por VLEN e kundërshtonte, sepse ata donin punësime partiake!!!”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu