Arbër Ademi: Një vit pas shfuqizimit të balancuesit – kthim para vitit 2001

Arber Ademi, përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) reagon ashpër ndaj shfuqizimit të mekanizmit të balancuesit nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë vendim si një akt politik, antikushtetues dhe të dëmshëm për barazinë etnike në shtet. Ademi shpreh shqetësimin e thellë për pasojat e këtij vendimi, që sipas tij, kanë çuar në përjashtimin e shqiptarëve nga administrata publike dhe në shkeljen flagrante të Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës. Ai paralajmëron se draftligji i ri i propozuar jo vetëm që nuk zgjidh problemin, por e thellon diskriminimin, duke mos ofruar asnjë garanci për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike. Përmes një gjuhe të drejtpërdrejtë dhe vendosmërie politike, Ademi bën thirrje për tërheqjen urgjente të këtij drafti dhe rikthimin e balancuesit si garanci për barazi dhe drejtësi institucionale.

Reagimi i plotë:

U bë plot një vit nga vendimi “politik, jo juridik” i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua balancuesi – mekanizmi i vetëm që garantonte ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në institucionet publike të shtetit.

Një vit më pas, pasojat janë të qarta, të dhimbshme dhe alarmante.

Ky vendim nuk ishte teknik, as administrativ.
Ishte politik dhe antikushtetues, sepse synonte fshirjen e deklarimit etnik dhe çmontimin e të drejtave kolektive të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit dhe të sanksionuara me Amendamentin VI të Kushtetutës.

Në fakt, ky ishte një sulm institucional ndaj barazisë dhe një kthim i hapur para vitit 2001, në kohën kur shqiptarët përbënin më pak se 0,2% të administratës shtetërore.

Para heqjes së balancuesit, shqiptarët përfaqësoheshin me rreth 22% në administratë – një përqindje që po rritej gradualisht vit pas viti.
Pas shfuqizimit të këtij mekanizmi, sipas të dhënave publike, në shumicën e institucioneve shtetërore përqindja e shqiptarëve në punësimet e reja nuk kalon as 5%, dhe shumica janë anëtarë të “familjes së ngushtë”!

Kjo do të thotë se procesi nuk po ecën përpara – po ecën mbrapa, dhe brenda një periudhe të shkurtër përfaqësimi real do të bjerë nën 20%.

Ky është një spastrim i heshtur institucional, që po ndodh me heshtjen e qeverisë dhe me përkrahjen e atyre që duhej ta mbronin barazinë, jo ta varrosnin atë.

Kryeministri flet për mbi 12.000 të punësuar të rinj, por në mesin e tyre shqiptarët janë më pak se 500.
Kjo është fotografia reale e një administrate që po shndërrohet sërish në monopol etnik të njëanshëm – një qeveri që ka braktisur frymën e Ohrit dhe drejtësinë kushtetuese.

Një vit pas këtij vendimi, institucionet e shtetit janë më të padrejta, më të mbyllura dhe më të njëngjyrëshe se kurrë më parë.
Kjo nuk është më vetëm një çështje politike – është çështje kushtetuese, kombëtare dhe ekzistenciale për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Është përpjekje e qëllimshme për asimilim institucional dhe eliminim të shqiptarëve nga vendimmarrja shtetërore.

Në vend që ta korrigjojë këtë padrejtësi, Qeveria – përmes draftligjit të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të hartuar nga VMRO-DPMNE dhe Karakamisheva, e përkrahur në mënyrë të turpshme nga VLEN – po e betonon diskriminimin.

E gjithë kjo ndodh ndërkohë që shfuqizimi i balancuesit ishte një nga premtimet kryesore të VMRO-DPMNE-së në programin e saj zgjedhor – një premtim që VLEN, si vazal politik, e ndihmoi të realizohet kundër interesave të shqiptarëve.

Ky nuk është vetëm bashkëpunim i dëmshëm – është përfshirje e drejtpërdrejtë në një projekt antishqiptar që synon të zhbëjë çdo arritje të Marrëveshjes së Ohrit.

Ky draft është një katastrofë kushtetuese dhe morale:
• Nuk parasheh kuota etnike, as përqindje dhe as proporcionalitet në punësimet e reja;
• Nuk obligon institucionet të evidentojnë përkatësinë etnike të të punësuarve;
• Nuk përmban asnjë sanksion për shkelësit – që do të thotë se edhe në rast të mosrespektimit të parimit të përfaqësimit të drejtë, nuk ekziston asnjë mekanizëm mbrojtës;
• Dhe, më e rëndësishmja, është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të Kushtetutës.

Në vend që ta avancojnë balancuesin me ligj, e kanë varrosur përfundimisht me një draft që mban firmë shqiptare.
Kjo është tradhti politike dhe kombëtare.

Madje, absurdi arrin kulmin: drafti parashikon vetëm “konstatimin e mos-përfaqësimit të drejtë”.
Ne sot, bashkë me gjithë opinionin publik, po e konstatojmë atë – prandaj nuk ka nevojë që ata të mundohen ta shkruajnë në letër.

Sot, përfaqësimi i shqiptarëve po bie me ritme alarmante, institucionet po kthehen në struktura etnike të mbyllura dhe asnjë zyrtar qeveritar nuk mban përgjegjësi.

Nëse kjo vazhdon, shumë shpejt administrata publike do të mbetet pa shqiptarë, dhe Marrëveshja e Ohrit do të ekzistojë vetëm në tekst, jo në praktikë.

Kërkojmë që ky draftligj të tërhiqet menjëherë dhe që Qeveria të rikthejë mekanizmin e balancuesit në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e shtetit.

Çdo ditë pa këtë mekanizëm është një ditë më shumë drejt padrejtësisë, pabarazisë dhe asimilimit institucional.

Ne nuk do ta lejojmë këtë!
Jo më kthim para vitit 2001!
Jo më administratë pa shqiptarë!
Jo më padrejtësi të mbuluara me fjalë për “reforma”!

Barazia nuk është opsion – është themel i shtetit.
Dhe nëse ky shtet e harron këtë, ne do t’ia kujtojmë me zë, me dinjitet dhe me vendosmëri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami: Tre pishina të reja për Tetovën evropiane

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami prezantoi sot projektet për tre pishina të reja në Tetovë. Dy prej tyre do të ndërtohen në...

Senati amerikan voton për heqjen e sanksioneve të ashpra ndaj Sirisë pas rrëzimit të Assadit

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar heqjen e disa prej sanksioneve më gjithëpërfshirëse amerikane ndaj Sirisë, të vendosura gjatë sundimit të Bashar al-Assadit,...

Bytyqi: Kur Mickoski thotë në një miting se ekonomia po ecën mirë, shikoni faturat tuaja

Kur kryeministri Mickoski në një miting thotë se ekonomia po ecën mirë, shikoni faturat tuaja dhe pa syzet e tij rozë tregojini: kryeministër, industria...

Bilall Kasami ik nga përballja me Bajram Rexhepin në “Tv- TELMA”

Pas debatit të fundit me gazetaren Jeta Xharra, ku u përball me kritika të forta nga Bajram Rexhepi për mosrealizimin e projekteve dhe premtimeve...

Kërçovë, Fatmir Dehari takohet me Shkodran Alilin rastësisht në aktivitet, shtrijnë dorën njëri-tjetrit

Gjatë aktiviteteve të ditës në qytetin e Kërçovës, tre kandidatët për kryetar komune – Fatmir Dehari, Aleksandar Jovanoski dhe Shkodran Alili – u takuan...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu