Arben Taravari: Parlamenti dhe gjashtë ministri do të udhëhiqen nga shqiptarët

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit. Kështu tha Arben Taravari nga VLEN për Radio Televizionin e Kosovës. Ai theksoi se këto dikastere do të udhëhiqen me njerëz profesionistë.

ARBEN TARAVARI, VLEN

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspertë ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë dinjitoz, me njerëz profesionist”.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

ARBEN TARAVARI, VLEN

“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”.

Ndërkaq, koalicioni “Vlen” dhe VMRO-DOMNE kanë formuar grupe pune të cilët po zhvillojnë takime për negociata për koalicionim të përbashkët. Koalicioni “Maqedonia juaj” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate parlamentare, ndërsa Koalicioni VLEN 13 deputetë.

Samir Mustafa /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tensionet rriten në jug të Sirisë, Izraeli rifillon sulmet në Suwayda

Suwayda / 16 Korrik 2025 Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme të reja ajrore në provincën jugore siriane të Suwayda, duke shkaktuar disa të plagosur,...

BDI: VLEN-i dhe bixhozi – Premtuan mbyllje totale, sollën praninë totale!

Disa parti flasin sikur po luftojnë bixhozin, por veprojnë sikur janë zëdhënësit e tij. VLEN-i premtoi se do t’i mbyllte kazinotë. E sot, falë tyre,...

Hysni Gucati lajmërohet nga Haga: Kjo është një padrejtësi e rëndë që po i bëhet luftës sonë të drejtë për liri

Kreu i Veteranëve, Hysni Gucati ka qenë në Hagë, derisa sot është rrëzuar mocioni për ish-krerët e UÇK-së, shkruan Demos. Njoftimi i plotë: Sot, bashkë me...

Përurohen 20 km autoban pas 12 vitesh – Kandidati “i pavarur” Qyra rri nën “direksionin e qeverisë”

• Më 15 korrik u përuruan vetëm 20 kilometra të autostradës Kërçovë–Ohër, një projekt që ka nisur që në vitin 2012 dhe ende nuk ka...

Antikorrupsioni nis hetimet: Të dhënat zbulojnë mijëra euro nga Komuna e Çairit te lokali 1-sh, i zv. ministres Kaltrina Zekolli

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar për Portalb.mk se ka formuar lëndë për paratë e lëshuara nga Komuna e Çairit në llogari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu