Arabia Saudite Kundërshton Zhvendosjen e Palestinezëve: “Çështja e Palestinezëve Është e Panegociueshme”

Arabia Saudite tha se nuk do të vendosë lidhje me Izraelin pa formimin e një shteti palestinez, duke dalë kundër pretendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se Riadi nuk është duke kërkuar një atdhe palestinez, kur tha se ShBA-ja dëshiron që ta marrë përsipër Rripin e Gazës.

Në një njoftim shokues, Trumpi tha të martën se Shtetet e Bashkuara do ta marrin përsipër enklavën e rrënuar nga lufta, pasi palestinezët të jenë vendosur në një vend tjetër dhe se do ta zhvillojë Gazën ekonomikisht. Ai foli në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të mërkurën, Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite tha se ky shtet kundërshton çfarëdo përpjekje për t’i zhvendosur palestinezët nga toka e tyre dhe se qëndrimi i Riadit ndaj palestinezëve është i panegociueshëm.

Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, e ka mohuar pozicionin e Mbretërisë në “mënyrë të qartë e të hapur” se nuk lejon asnjë interpretim në asnjë rrethanë, thuhet më tej në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara për disa muaj kanë bërë përpjekje diplomatike që ta bindin Arabinë Saudite, njëri nga shtetet më të fuqishme dhe më me ndikim në botën arabe, që t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin dhe që ta njohë këtë shtet. Megjithatë, lufta në Gaza, që nisi në tetorin e vitit 2023, e nxiti Riadin që ta vendoste në sirtar këtë çështje pas zemërimit arab rreth ofensivës ushtarake izraelite.

Vendosja e marrëdhënieve me Arabinë Saudite do të ishte arritje e madhe për Izraelin, sepse Mbretëria ka ndikim të gjerë në Lindjen e Mesme, në botën më të gjerë myslimane dhe është eksportuesja më e madhe e naftës në botë.

Trumpi do të donte që Arabia Saudite t’i ndiqte hapat e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, vende që më 2020 i nënshkruan ato që njihen si Akordet e Abrahamit dhe i normalizuan lidhjet me Izraelin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Londrimi ‘djeg’ shtëpinë: Klodit biletën e koncertit- Olta shpërthen: ‘Dashuria është vëmendja!

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që...

Shokon Londrimi: E kam zënë Labin duke na shikuar organet gjeni*tale mua dhe meshkujve të tjerë

Labinot Rexhaj i ka kaluar limitet kësaj radhe. Ai ka komentuar stilin e veshjes së Londrimit, duke e cilësuar se vishet “sikur grua”. Londrimi iu...

Selimi: Partnerët shqiptarë në qeveri nuk lejohen as të guxojnë

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar me tone kritike ndaj qasjes së kryeministrit të RMV-së, Hristijan Mickoski, duke e cilësuar sjelljen e tij politike...

Pensionohet këngëtari i njohur i muzikës kombëtare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i njohur shqiptar, Ilir Shaqiri, ka vendosur të tërhiqet zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të veçantë...

Suedia në alarm, nëndetëset ruse shfaqen pothuajse çdo javë në Detin Baltik

Marina suedeze po ndeshet “pothuajse çdo javë” me nëndetëse ruse në Detin Baltik, kanë deklaruar autoritetet, ndërsa vendi po përgatitet për një rritje edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu