Antikorrupsioni: Nuk do të hapet rast ndaj Bojan Hristovskit

Anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit nuk do të veprojnë sipas akuzave ndaj Bojan Hristovskit se nuk i plotëson kushtet për t’u emëruar në pozitën e drejtorit në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

Sipas Antikorrupsionit, të gjitha dokumentet që Hristovsk i ka dorëzuar në Qeveri janë të vlefshme dhe është marrë vendim për mbylljen dhe arkivimin e rastit.

Momenti më i diskutueshëm që ka trazuar opinionin në lidhje me emërimin e Hristovskit ishte certifikata ndërkombëtare e njohjes së gjuhës angleze, e cila sipas ligjit të agjencisë nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë vjet.

Opozita ngriti dyshime se certifikata e paraqitur nga Hristovski është e rreme, por nga Antikorrupsioni deklaruan se nuk kanë kompetencë të interpretojnë vërtetësinë e certifikatës, sepse këtë duhet ta bëjë prokuroria.

“Komisioni Antikorrupsion thekson se certifikata e paraqitur plotëson zyrtarisht dhe ligjërisht kërkesat për kompetencë gjuhësore. Dua të theksoj se kjo rrjedh nga prezumimi ligjor i korrektësisë së dokumentit të paraqitur, i cili është i vlefshëm derisa të përcaktohet e kundërta nga organi kompetent. Rezultati i procedurës së iniciuar në Prokurorinë Publike në Shkup është në kompetencë ekskluzive të prokurorisë dhe procedimi i mundshëm i mëtutjeshëm i kësaj akuze sipas ligjit për procedurë penale është sërish në kompetencë të gjykatës penale në Shkup. KSHPK nuk ka autoritet dhe as mund të paragjykojë ndonjë rezultat të kësaj procedure, sepse prezumimi i pafajësisë është postulat i vendosur në kushtetutë”, tha Cveta Ristovska, anëtare e KSHPK-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

Irani: Materiali bërthamor i pasuruar “nën rrënojat” e goditjeve nga lufta me Izraelin

Irani njoftoi të enjten se materiali i pasuruar bërthamor mbetet “nën rrënojat” e objekteve të goditura gjatë luftës së fundit me Izraelin. Ministri iranian i...

Gjermania mbështet planin francez për shtetin palestinez, sipas Bloomberg

Pas sulmeve në Katar, Berlini pritet të votojë pro Deklaratës së New York-ut për dy shtete Qeveria gjermane ka vendosur të mbështesë një propozim francez...

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu