Angelov: Luftën në 2001 e nisi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti, jo VMRO-ja

Joserioze dhe e papërgjegjshme është deklarata e Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, se luftën në vitin 2001 e nisi VMRO-DPMNE-ja dhe se sot e kësaj ditë dëshiron luftë – ka shkruar në Facebook, Kryetari i partisë “Dinjiteti” dhe ish-gjenerali i “branitellave”, Stojançe Angelov.

Sipas Angelovit, deklarata e Petrovskës është dhënë gjatë një mitingu partiak të LSDM-së, më 28 Prill në përvjetorin e vrasjes së 8 pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë në Vicë të Tetovës. Në reagimin e tij, Angelovi shkruan se luftën në vitin 2001, nuk e nisi VMRO-DPMNE-ja, por UÇK-ja, duke u thirrur në komunikatën numër 4. Madje ai pretendon se “branitellat” kanë shpëtuar Maqedoninë nga ndarja.

“Ministre Petrovska, jo VMRO-DPMNE-ja por Ali Ahmeti dhe UÇK-ja nisën luftën që të shkëpusin një pjesë të territorit maqedonas. Por, ne “branitellat” nuk lejuam që të shkëputet asnjë pëllëmbë toke maqedonase” – tha Angelov. Por, kjo deklaratë e Angelovit, bie ndesh me pohimet ish-kreut të UÇK-së, Ali Ahmetit. Gjatë një tubimi në Dibër, Ahmeti u shpreh se UÇK-ja ka shpëtuar Maqedoninë nga ndarja, duke zbuluar prapaskena të vitit të trazuar 2001.

“Unë e kam patur në dorë propozimin e qeverisë së atëhershme për ndarjen e Maqedonisë dhe ky ka qenë momenti më i vështirë i imi për të marrë vendime. Nuk kam qenë udhëheqësi i një klubi, as nuk kam qenë udhëheqës dhe dirigjent artistik. 12.000 ushtarë kam patur” – tha Ali Ahmeti.

Ndryshe, përvjetori I ngjarjeve të 28 prillit të vitit 2001 në Malësi të Tetovës ka qenë në fokusin e aktiviteteve parazgjedhore të partive opozitare maqedonase, kurse në retorikën parazgjedhore liderë partiakë nuk kanë hezituar ta implikojnë vitin 2001 në fushatën zgjedhore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu