Angellov: Falë edhe shiut, kemi kontroll absolut mbi zjarrin në malin Serta

Drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov, informon se momentalisht fokusi është në malin Serta, ku digjet prej ditësh. Në anën Negotinës, në afërsi të fshatit Kaljanjevë, nuk ka djegie, por po bëhen kontrolle.

Në pjesën tjetër të Sertës, rreth poligonit Krivollak, gjithashtu nuk ka djegie aktive, por monitorohet nga dy helikopterë vendas.

Në pjesën e tretë të Sertës, në anën e Shtipit mbi fshatrat Dragoevë dhe Sellcë, janë vërejtur dy pika zjarri, të cilat po sulmohen me avionë. Gjithashtu janë dërguar helikopterët malazezë dhe serb.

“Kemi kontroll absolut të zjarrit në Serta, falë shiut ai është shuar në masë të madhe. Të mos lejojmë më shpërthim”, njofton Angellov.

Sipas Angellovit, zjarr i fortë ka edhe në afërsi të Manastirit, rrëzë Pelisterit, ku po vepron një “kanaderi” dhe në orën 10:00 do t’i bashkohen edhe dy “air-tractor” të DMSH-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu