Analisti politik, Azdren Shala në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka deklaruar se çështja e presidentit do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës.
Shala thotë, se bazuar në informacionet e tij, Vetëvendosje nuk do ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente, por Bekim Jasharin, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk po dua me bë hamendësime, por një lajm që e kam, nuk e di sa është i saktë, burimi është i besueshëm, kërkoj ndjesë nëse ai nuk ka qejf me e përmend ose reagon, Bekim Jashari. Informacionet e mia thonë që Bekim Jashari ka me qenë kandidati nga Vetëvendosja i propozuar për president të Kosovës”, tha Shala.
