Ana Pavllovska-Daneva u zgjodh gjykatëse kushtetuese

Me 65 vota “për” dhe 26 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e zgjodhi profesoreshën Ana Pavllovska-Danevën gjykatëse kushtetuese. Pas zgjedhjes, ajo e dha betimin solemn para deputetëve, shkruan Portalb.mk.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan kundër propozimit të shumicës parlamentare pasi që, sipas tyre, nuk është problemi profesionalizmi i saj, por se do të partizohet Gjykata Kushtetuese pasi që Daneva ka qenë funksionare e lartë partiake në LSDM, gjegjësisht ish deputete dhe nënkryetare partie.

“Nuk është në pyetje vetëm përgatitja profesionale, shumë i rëndësishëm është edhe integriteti personal që ta bartë pozitën pa iu nënshtruar ndikimeve partiake. Ana Pavllovska–Daneva ka qenë bartës i listës, deputete dhe në një moment nënkryetare e LSDM-së. Do të thoni se përpara disa vitesh, por duhet qartë të definohet në ligj sa vite kandidati nuk duhet të merret me politikë”, tha Trajanov.

Deputetja Zhaklina Llazarevska i ka porositur deputetët e VMRO-DPMNE-së se nuk e harrojnë kohën kur në qeverisjen e tyre kanë zgjedhur gjykatës.

“Prej disa fletoreve… dhe ende ka në pushtet gjykatës” Svarovski”. Dyshja Manevski paralajmëronte se kush do të jetë gjykatës dhe prokurorë. Atë do ta ktheni mbrapa? Fillimisht të shohim çfarë jemi ne, pastaj diskutojmë se çfarë janë tjerët”, tha Llazarevska.

Paraprakisht, shumica parlamentare e tërhoqi propozimi që kandidati Lubomir Joveski të zgjidhet për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Me zgjedhjen e Danevës, përfundimisht, pas disa muajsh, Gjykata Kushtetuese do të funksionojë me përbërje të plotë, gjegjësisht, 9 anëtarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

Spiropali me deputetet shqiptare: Dialog dhe unitet për rrugën europiane

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një tryezë të përbashkët me zonjat deputete shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së...

Elisa Spiropali: Presim zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Musa Xhaferrin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme...

Adnan Azizi: Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës

Shefi i shtabit zgjedhorë të VLEN-it, Adnan Azizi në takimin me strukturat e VLEN-it në Gostivar në hapjen e kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu