Alternativa cakton kandidatët për ministra dhe zëvendësministra

Alternativa sot në mbledhjen e organeve drejtuese të partisë ka caktuar kandidatët për ministra dhe zëvendësministra. Orhan Murtezani do të jetë ministër për Eurointegrime ndërsa Safije Sadiki-Shahini zëvendësministre në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive. Lulzim Aliu është caktuar për zëvendësministër të arsimit. Pas vendimit të Alternativës, koalicioni VLEN thuajse ka kompletuar kandidatët e saj në qeverinë e re. Ditë më parë Lëvizja Besa propozoi emrat e dy ministrave. Fatmir Limani për Ministër të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Besar Durmishi kandidat për Ministër i Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Sedat Sulejmani kandidat për zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit. Arben Taravari do të jetë ministër i Shëndetësisë, ndërsa për zëvendës në Bujqësi dhe Mbrojtje lakohen emrat e Flakron Bexhetit dhe Elfete Ismailit. Izet Mexhiti do të jetë Ministër i Ekologjisë dhe do të udhëhiqet si zëvendëskryeministër i parë, ndërsa Zëvendëskryeministër për Qeverisje të mirë pritet të propozohet Arben Fetai. Zëvendësministër i Brendshëm pozita e cila do t’i takon subjektit të Izet Mexhtiti, jo zyrtarisht mësohet se do të propozohet emri i Muamet Ametit.

Në kuadër të VMRO-DPMNE, sipas informacioneve jo zyrtare Timço Mucunski mund të propozohet për ministër të Jashtëm, ndërsa Aleksandar Nikollovski për ministër të Transportit dhe Lidhjeve. Vllado Misajllovski mund të propozohet ministër i Mbrojtjes ndërsa Pançe Toshkovski akoma nuk është definuar nëse do të jetë sekretar i përgjithshëm i Qeverisë apo do të mbetet ministër i Brendshëm. Për ministre të arsimit përflitet emri i Vesna Janevskës. Në Bujqësi lakohet emri i Svetan Tripunovski, ndërsa për Kulturë dhe Ministrinë e Energjetikës emrat do të mësohen nga mbledhja e organeve të partisë të dielën kur Hristijan Mickoski ka ftuar Komitetin Qendror dhe atë Ekzekutiv.

Edhe partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit ka propozuar emrat për ministra. Në Drejtësi mandatarit i është propozuar Igor Filkov, ndërsa në Administratë Goran Minçev.

Përveç në ekzekutiv, nga VMRO-DPMNE-ja kanë buruar edhe emra të kandidatëve jashtë ekzekutivit. Ish ministri i Financave, Zoran Stavrevski përflitet për Guvernator, ndërsa ish kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski për drejtor në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dauti: Vetëm Krenar Lloga ka punuar me zemër për rastin “Allfa”

17 vite Padrejtësi – Rasti “Alfa” Për 17 vite me radhë, një grup burrash mbajnë mbi supe një barrë që nuk u përket. Rasti Alfa...

Lloga: “Bekim, nga BDI te LSDM tani VMRO – katër qeveri, i pranishëm në çdo montim, i padukshëm në çdo drejtësi”

Ish Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Bekim Saliut, duke e akuzuar për mungesë rezultatesh konkrete gjatë angazhimit...

Mbërrin mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

Ndërkohë që seanca përgatitore dhe dëgjimit të argumenteve pro dhe kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese është caktuar për më 19...

Kryespiuni ukrainas konfirmon vdekjen e ekuipazhit të aeroplanit të dytë luftarak rus të rrëzuar nga droni detar

Ekuipazhi i aeroplanit të dytë luftarak rus Su-30, i rrëzuar nga dronët detarë ukrainas pranë Krimesë më 2 maj, është konfirmuar i vdekur. Gjeneral-lejtnant Kyrylo...

Sheinbaum refuzon ofertën e Trump për dërgimin e trupave amerikane në Meksikë

m Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se ka refuzuar një ofertë nga Presidenti amerikan Donald Trump për të dërguar trupa amerikane në Meksikë me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu