Aliu: Izet Mexhiti blen 5.000 pëlqime nga kinezët për t’i bërë karshillëk Ahmetit dhe Osmanit

Analisti Gent Aliu nga Shkupi, ka reaguar ndaj aktivitetit të fundit të kreut të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në rrjetet sociale.

“Kur e sheh që nuk po të dalin matematikat me popullin tënd, fton kinezët në ndihmë. Izet Mexhiti blen 5.000 like për t’i bë karshillëk Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit,” deklaroi Aliu.

Ai tha se kjo dukuri është e dukshme për këdo që hyn në faqen e Mexhitit.

“Nuk besoni? Hyni te faqja e Izetit dhe shikoni – klikoni kush i ka bërë like,” theksoi Aliu.

Sipas tij, blerja e pëlqimeve nuk është një praktikë e izoluar vetëm tek një individ i caktuar, por një fenomen më i gjerë në politikë.

“Është e zakonshme që politikanë të angazhojnë stafin e tyre për të blerë pëlqime, shikime dhe shpërndarje në postimet e tyre në rrjetet sociale,” shtoi Aliu, i pyetur nga Flaka për ta komentuar postimin e tij në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kasami dhe Qoku me BMW 150 mijë euro — dëshmi e “suksesit ekonomik” pas dy vitesh qeverisje

Në takimin e fundit të liderëve politikë, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te temat politike, por edhe te paraqitja luksoze e dy figurave të...

Osmani s’është e padiskutueshme për LVV-në, partia e Kurtit çon mesazh se “mbeten të hapura” opsionet për Presidentin

Vjosa Osmani po kërkon të rizgjidhet presidente për t’i vazhduar “punët e mira dhe të përbashkëta” me Albin Kurtin, partia e të cilit aktualisht...

Serbia shmang eurodeputetët, thellohen tensionet me BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryekuvendarja serbe, Ana Bërnabiç, kanë vendosur të shmangin takimet me delegacionin e Parlamentit Evropian, në kuadër të procesit...

Edhe 30 ditë paraburgim për ish-avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa

Zoti Fehmi Stafa u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, si pjesë e një procedure të nisur kundër tij nga Prokuroria Themelore...

Këshilltari Armend Reçi reagon ashpër ndaj skenave në Karnavalet e Vevçanit: “U fye rëndë dinjiteti i Veleshtës”

Këshilltari i Këshillit të Komunës së Strugës nga fshati Veleshtë, Armend Reçi, ka reaguar publikisht pas paraqitjeve në Karnavalet e Vevçanit, të cilat sipas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu