Ali Ahmeti: VMRO – LSDM kundër frontit – marrëveshje sekrete në “bodrume të kuqe”?!

VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja janë unifikuar për të cënuar vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhje dhe për të ndryshuar raportet e forcave politike në Kuvend. Në këtë mënyrë kreu i BDI-së i ka komentuar vendimet e Gjykatës Administrative për të hedhur poshtë 7 paditë e Frontit Evropian, lidhur me vendimet e KSHZ-së për rivotime në vendvotimet e kontestuara. Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, druan se kjo mund të përkeqësojë raportet ndëretnike në vend.

“Është krijuar një unifikim i partive më të mëdha të komunitetit maqedonas, që fatkeqësisht ky unifikim I këtyre politikave druaj se do të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndëretnike që ne nuk I dëshirojmë”, tha Ali Ahmeti. Por, sipas Ahmetit, përsëritja e votimeve në një Komunë shqiptare mund të cënojë raportet midis partive shqiptare. Ahmeti thotë se prapavija e këtyre veprimeve është shumë e rrezikshme.

“Kjo përsëritje që bëhet, bëhet edhe me një prapavijë më të rrezikshme, për të na futur neve shqiptarëve në vëllavrasje, sic e bënë me një vendvotim në Komunën e Zhelinës. As që e dëshirojmë e as që e kemi dëshiruar”, tha Ahmeti. Teksa thotë se Fronti Evropian është fituese e zgjedhjeve të 8 majit dhe forca e dytë politike në vend, Ali Ahmeti thotë se në detaje ka njohuri për këto marrëveshje të fshehta, që sipas tij, janë bërë në “bodrume të kuqe”.

“Fitorja e Frontit është vulosur më 8 maj. Të gjitha akrobacionet politike, marrëveshjet e fshehta që bëhen nëpër bodrumet e kuqe, janë të papranueshme dhe të dënueshme. e I dijmë të gjitha në detaje, marrëveshjet nëpër bodrumet e kuqe dhe në të ardhmen do t`i publikojmë”, tha Ahmeti. Kreu I BDI-së, tha se vendit I duhet kohezion midis shqiptarëve dhe maqedonasve kurse e quajti të papranueshme hapjen e fronteve kundrejt vendeve fqinje – Greqisë dhe Bullgarisë./tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Si një i afërm i Hitlerit”: Erdogan shpërthen ndaj Netanyahu-t

Rexhep Tajip Erdogan e quan sulmin e Izraelit në Katar javën e kaluar 'një sfidë të hapur ndaj rendit dhe ligjit ndërkombëtar' Presidenti turk Rexhep...

Rubin: Clinton u impresionua nga sjellja e Thaçit gjatë luftës

James Rubin ka deklaruar se ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e Hashim Thaçit. Rubin...

Si avulluan premtimet e vredistëve?

Po bëhet afro një vit e gjysmë qëkur vredistët e Severnës proklamuan me bujë duke ngritur rrëmet njerëzish anembanë "državës" për ndryshimin e jashtëzakonshëm...

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu