Ali Ahmeti “Qytetar Nderi i Tiranës” , Rama: Personalitet i rrallë, i dëshmuar në luftë e në paqe

Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur sot ceremonia për shpalljen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti “Qytetar Nderi”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është nder për Shqipërinë që një personalitet si Ali Ahmeti shpallet qytetar nderi, duke marrë parasysh historinë e tij në luftë dhe në paqe, si dhe aktivitetin politik për barazi dhe faktorizim të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk flas shkurt mirëpo sot asesi të flas shkurt sepse duhet shumë fjalë për Ali Ahmetin. Sot Tirana nderon një nder shqiptarët më të mirë të historisë sonë kombëtare, një historia e shkruar me mund dhe sakrificë. Nuk ka tjetër komb në Ballkan që e ka vuajtur më shumë përçarjen ndërmjet vete dhe askund nuk ka sunduar më shumë sundimi përmes përçarjes. Ali Ahmeti është emër që luftoi për liri, barazi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i cili vendosi në atë shtet domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si popull shtetformues. Kur jemi në fushatë të zgjedhjeve në Maqedoni, ju them qytetarëve atje të mos ndikohen, por të mbrojnë interesin e shtetit dhe mireqënien e tyre dhe të vendit. Për fund them, djemtë e duan pushtetin për tu njohur nga të tjerët, kursë burrat për të bërë për të tjerët”, deklaroi Rama. /Indeks.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu