Ali Ahmeti nga Kërçova: Më 8 maj të thellojmë fitoren e madhe duke rrethuar numrin 4

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në kuadër të aktiviteteve për fushatën e Zgjedhjeve parlamentare ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kërçovës. Para të pranishmëve ka theksuar se me hua nuk mund të mbahet shtëpia dhe se ata që mendojnë që me hua të mbajnë shtëpi, e panë rezultatin më 24 prill.

Ju jeni garda e parë për ndërhyrje të shpejtë, ju jeni garda e parë për veprime të shpejta, nuk është punë e vogël 8 me 2. Për më tutje e dini ju a e bëni 9 me 1, ajo është në dorën tuaj. Dikush mendon që me hua të mbajë shtëpi, ne jemi që punojmë dhe sigurojmë bukën për vete, ata që mendojnë për hua nuk mbajnë shtëpi dhe rezultati u pa në 24 prill. Kemi pasur plaftormën dhe Frontin, kemi pasur për kë të punojmë, janë bashkuar shqiptarët në një Front pas 22 vite me rradhë. Fatmirin e kam dëshmitarë se sa vinin partië shqiptare në Shipkovicë dhe në vazhdimësi kemi punuar që të jemi bashkë, më mirë vonë se sa kurrë. Fronti ka bashkuar edhe gjenerata dhe njerëz që kanë pasur dallime dhe ky Front është afatgjatë e jo për një përdorim. Të veprojë deri në anëtarësim të plotë në BE të vendit, si alternativë e vetme sepse nuk kemi rrugë tjetër, derisa i kemi thënë PO Europës, përkushtimi jonë që brenda pak vitesh të jemi anëtar në BE, si e vetmja zgjidhje që njerëzit mos kërkojnë standard më të mirë jashtë, është shprehur kështu kryetari i BDI Ali Ahmeti në Kërçovë.

Kandidati për deputet Musa Xhaferi para të pranishmëve tha se Fronti Europian do të jetë fitues në këto zgjedhje dhe në zonën e pestë zgjedhore do të ketë mbi 30 mijë vota.

Asnjëherë nuk pasur dyshim se Kërçova me rrethinë do jetë në mbështetje të BDI sepse BDI e ka dëshmuar me punë dhe nuk ka lejuar që vota shqiptare të përbuzet e shkelet. Ne nuk kemi dyshim se do jemi fitues dhe se pala tjetër nuk mund të na fitojë. Legjitimitetin ta jep pupulli, votuesi, ju e jepni legjitimitetin se kush do qeverisë me vendin dhe kjo nuk është në duart e liderëve të partive tjera politike që mundohen të bëjnë një luftë psikologjike dhe kjo nuk duhet të na preukopojë neve. Te jemi unik dhe ne në zonën 5 do të kemi 30.000 mijë vota dhe Fronti Europian do të jetë partia e dytë në garë në nivel zone, tha Xhaferi.

Kryetari i komunës së Kërçovës njëherit edhe shef shtabi Fatmir Dehari vlerësoi se Fronti Europian ka qenë një opcion shumë i mirëpritur jo vetëm në Kërçovë po në mbarë vendin.

Ne fushatën tonë e bazojmë në tre shtylla, në votën tonë dhe në votën e Frontit Europian që është i mirëpritur në qytetin tonë është një ide e mirëpritur në mbarë vendin dhe ne ju jemi falenderues duke vazhduar bashkë që të risim shifrat jo vetëm në qytetin tonë por në mbarë vendin. Në votën e deklaruar që nuk kemi arritur ta nxjerim dhe votën e qytetarëve që kanë votuar opozitën dhe për x arsye shpirtin e kanë tek BDI. Dhe me këtë duke ju bërë ftesë si gjithmonë se a jeni lodhur ju aktivistë, kryetar ne vazhdojmë punën përpara, theksoi Dehari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danimarka befason botën: Ushtria urdhërohet të qëllojë këdo që shkel territorin, përfshirë edhe aleatët!

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu. Një raporti nga gazeta...

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes...

Latifi: “Shqipja🇦🇱 u hoq nga Telekomi, Ziba hesht- 150.000 denarë në muaj për zero llogaridhënie”

Kush e hoqi shqipen nga Telekomi? Heshtja që kushton 150 mijë denarë në muaj Para tetë muajsh, aktivistja Anita Latifi ngriti publikisht shqetësimin se nga...

Stafi i Egjiptit lexon Kur’an për ta ndihmuar ekipin në ndeshjen vendimtare ndaj Bregut të Fildishtë

Stafi teknik i Kombëtares së Egjiptit u pa duke lexuar Kur’an dhe duke u lutur gjatë ndeshjes dramatike kundër Bregut të Fildishtë, në kuadër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu