Ali Ahmeti mori “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë, Taravari i reagon Përparim Ramës: Është absurditet dhe ofendim për shqiptarët e Maqedonisë

Kreu i komunës së Prishtinës, Përparim Rama dje i dorëzoi nderin “Çelësin e Qytetit” kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Për këtë sot ka reaguar Arben Taravari nga VLEN, i cili vlerëson se kjo është ofendim për shqiptarët e Maqedonisë.

“Në një kohë kur ambasada amerikane e ka shpallur numrin 2 të Ali Ahmetit në Listën e Zezë si një njeri i përfshirë në afera koruptive, dhe Ahmeti vet për 22 vjet ka keqpërdorur popullin duke e varfëruar e duke pasuruar nipat dhe Njerëzit e tij , dhënia e Çelsit të Prishtinës nga Përparim Rama më duket një absurditet dhe ofendim sidomos për ne, Shqiptarët e Maqedonisë”, shkruan Taravari.(INA)

https://www.facebook.com/arben.taravari

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Diktaturë në veprim: Billbordi që nuk duroi as një orë në Tetovë

Në Tetovë sot u vendos një billbord ku denoncohej shitja e tokës publike me 1 euro/m². Mesazhi ishte i qartë dhe godiste drejt në...

Kërmijt e politikës!

Ashtu siç ngjiten kërmijt nëpër pemë dhe nëpër vende të ndryshme sot po ngjiten edhe njerëzit e zgjedhur të pushtetit njelloj si kërmijt e...

Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne (Video)

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ashpërsuar tonet politike duke deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shtypen sistematikisht nga politika e qeverisë...

Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim frymëzues para forumit të gruas...

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu