Ali Ahmeti e rikthen Ramiz Lladrovci në PDK, e falënderon Bedri Hamza

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar kthimin e Ramiz Lladrovcit në parti, duke e cilësuar si një rikthim të natyrshëm dhe të padiskutueshëm. Ky zhvillim, sipas burimeve, është arritur falë ndërmjetësimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka luajtur rol kyç në afrimin e palëve dhe rikthimin e komunikimit.

Në takimin e zhvilluar, Hamza e përshkroi Lladrovcin si figurë të pandashme të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai theksoi se atmosfera e këtij takimi u krijua pikërisht përmes ndërmjetësimit të Ali Ahmetit, gjë të cilën e nënvizoi në deklaratën e tij:

“Takim me mikun tim, zemërhapur…” — një referencë që Hamza e bëri pikërisht për Ali Ahmetin, duke vlerësuar rolin e tij në rikthimin e bashkëpunimit.

“Ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK,” tha Hamza, duke theksuar edhe një herë peshën e Lladrovcit në strukturën e partisë.

Ai shtoi se Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve të luftës dhe paqes vazhdon të mbetet bastion i PDK-së dhe UÇK-së.

“Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 dhjetorit,” u shpreh Hamza.

Në fund, ai e përmbylli mesazhin me thirrjen mobilizuese:
“Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nxënësve që u ndalua festa e Nëntorit nga Komuna e Butelit, Ambasadori i Shqipërisë u jep vendin e parë në ceremoninë e organizuar nga...

Nxënësit e shkollave fillore “Zhivko Brajkovski” dhe “Petar Zdravkovski Penko” në Butel, të cilëve disa ditë më parë u ishte ndaluar nga kryetari i...

Përjashtim alarmant: Asnjë shqiptar në mesin e 20 studentëve që përfituan bursa nga Siljanovska për studime në Selanik

Asnjë student shqiptar nuk është në mesin e njëzetë studentëve që fituan bursën studentore “Boris Trajkovski” nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Dafkova. E,...

Erdogan bisedë telefonike me Putin, zbulohen diskutimet mes dy presidentëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, ku në qendër të diskutimeve ishte propozimi...

Ndërron jetë foshnja në spitalin e Kërçovës

DPB Kërçovë njofton se në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës ka ndërruar jetë një foshnje një vjeçare. “Mbrëmë në orën 12:10 në DPB të Kërçovës...

Ukraina vendos vijat e kuqe: Nuk i dorëzojmë territoret e pushtuara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për diskutimet e vazhdueshme mbi një plan paqeje në Ukrainë. Duke folur nëpërmjet një lidhjeje video në një samit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu