Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj deklaratës së Mickoskit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot konfirmoi të gjitha paralajmërimet e Frontit Europian dhe Aleancës për Shqiptarët, se po përgadit një front anti BE dhe anti NATO, me Levicën e Apasievit dhe ZNAM të Dimitrievskit. Për të mos mjaftuar kjo, Mickoski sot i quajti “fundrina” (bagra) shumicën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke thënë se nuk do lejojë të formohet koalicion me shqiptarët që duan të çojnë vendin drejt BE-së dhe Perëndimit. Kjo deklaratë vetëm dëshmon se ai është vazhdimësi e Gruevskit dhe Jankullovskës të cilët në të kaluarën, shqiptarër i quanin indian dhe me epitete të ngjashme.

Paralajmërimet e këtilla janë të dënueshme, të papranueshme dhe të parealizueshme, vetëm nëse nuk ndihmohen nga satelitë shqipfolës.
Tani që qëndrimet e opozitës maqedonase janë të qarta, pyesim publikisht opozitën shqiptare dhe kandidatin e tyre për president, Arben Taravari, a mendon ende se VMRO dhe Mickoski janë të reformuar dhe a shpresojnë ende që edhe pasi t’i humbin zgjedhjet të hyjnë në Qeveri si “fundrina” të VMRO-së. Kërkojmë nga Taravari dhe partitë e tjera të vogla në opozitë që të distancohen nga VMRO dhe koalicioni kundër Perëndimit, si dhe të dënojnë publikisht deklaratat e këtilla”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

Tetovë/ Ministrja e Arsimit, Janevska nuk ndjehej komod me gjuhën shqipe, kërkon nga Kasami që të flasë maqedonisht

Në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë, qytetin ku shumica e nxënësve mësojnë në gjuhën shqipe, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duket...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu