Aleanca për Shqiptarët i reagon Taravarit: Jo be shoç, nuk është e vërtetë/fantashkencë

Nga Aleanca për Shqiptarët -krahu i Selës, kanë reaguar ndaj deklaratave të fundit të Arben Taravarit, i cili tha se nuk do të kalojë në ekzekutiv, në rast se banorët e Gostivarit detyrohen të dalin dy herë në zgjedhje lokale, në periudhë prej 1 vit e gjysmë, përcjell TV21. Nga ASH-krahu i Selës thonë se Taravari po bën moralistin, pasi që sipas tyre, VMRO-ja ka premtuar ndryshime ligjore me çka në vend të zgjedhjeve të parakohshme, do të ketë ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale.

“E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore. Me çka, për pak ditë, do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale. Deklarimet ndryshe janë veç për PR dhe mashtrim të bashkëpunëtorëve. Do të shohim edhe një herë që profesorë si Namik Durmishi, zv.kryetar komune, që edhe i takon të drejtojë Komunën e Gostivarit do t’i kërkohet të tërhiqet pasi nuk është i përshtatshëm për VMRO-në. Jo be shoç, nuk është e vërtetë/fantashkencë”, thonë nga ASH-krahu i Selës

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

Ilaz Leskovica: Dega e BDI-Çair ka nevojë për reforma urgjente, ndryshe ju pret opozita dhe harresa politike

Ilaz Leskovica kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Shuto Orizare përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj Degës së BDI...

Opinion nga Kim Mehmeti: Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e...

Sebar Mustafa jep dorëheqje nga Alternativa në Lubeten: “Nuk jam fasadë për interesat e ngushta të disa individëve”

Lubeten, 12 gusht 2025 – Sebar Mustafa ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu