Albin Kurti uron Talat Xhaferin: Duam një Maqedoni sa më afër Prishtinës e Perëndimit, dhe sa më larg Moskës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar me rastin e zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut.

Kurti, ka vlerësuar se nën udhëheqjen e Xhaferit pret që Maqedonia e Veriut të afrohet sa më shumë me Prishtinën dhe Perëndimin, e të largohet nga Moska.

Synon në vazhdimin e bashkëpunimit ndërqeveritar, për të cilin e falënderon parardhësin e Xhaferit, Dimitar Kovaçevskin.

“Ish Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi.

Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z.Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij”, shkroi Kurti, transmeton TV21.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti: “Mickoski frikësohet edhe nga Arabela, të mos merret me ne”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”. “Mickoski...

Ilire Dauti: “Shqiptarët po dëmtohen nga vendimet e qeverisë dhe bashkëpunimi i disa përfaqësuesve shqiptarë”

Deputetja Ilire Dauti ka akuzuar qeverinë dhe disa ministra shqiptarë për vendime që, sipas saj, kanë cenuar interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Kur...

Sela: “Mickoski s’mund të zgjedhë për ne, shqiptarët zgjedhin vetë”

**“Është bërë e vështirë, z. Ahmeti, në këtë fushatë edhe të gjejmë ndonjë anekdotë për t’i përcjellë porosi Mickoskit. Duhet të jemi bashkë për t’i...

Arben Ratkoceri reagon: “250 milionë kredi hungareze për kompani maqedonase, asnjë për shqiptare”

Shkup – Aktivisti dhe analisti Arben Ratkoceri ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, sipas të cilit shteti ka ndarë 250 milionë euro...

Dr.Arsim Dalipi dhe Faton Pollozhani e nisin vrullshëm fushatën në Strugë

Strugë – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në Strugë me një tubim të madh të organizuar në qytet,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu