Alarmi i Kurtit, Serbia thotë se kishte patrullime të rregullta afër kufirit me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë përmes disa pamjeve të publikuara ka alarmuar se njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovës, më saktësisht në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut dhe në fshatin Oslare të Bujanovcit.

Por në Serbi i kanë quajtur trillime ato që Kurti ka thënë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, i ka quajtur pamjet e publikuara të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën si patrullim të rregullt.

“Alarmizmi i pabazë i shërben shumë mirë qëllimit të Kurtit, pasi shpërqendron vëmendjen nga vuajtjet e popullit serb nën grushtin e tij të hekurt dhe e përshkruan Kosovën si viktimë të ndonjë “pushtimi” të imagjinuar që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë.

Për të përsëritur edhe një herë, me zë të lartë dhe qartë, forcat e armatosura serbe nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do të hyjnë kurrë, derisa të lejohet nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 1244 të KS të OKB-së shkruan ai ndër të tjera në reagimin e tij.

“Kjo video e shpërndarë nga Kurti në fakt përfaqëson një patrullë të rregullt të kryer nga forcat tona përgjatë kufirit administrativ, të koordinuar ngushtë me KFOR-in, siç ndodh gjithmonë”, përfundon reagimi i tij.

Të enjten kryeministri i vendit, Albin Kurti publikoi disa pamje, ku njësi të specializuara të ushtrisë serbe bëjnë disa lëvizje në afërsi të kufirit me Kosovën, më saktësisht lëvizjet ata i bëjnë në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut.

Të tilla lëvizje, kryeministri deklaroi se janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit.

Kurti ka thënë se është i vetëdijshëm se “Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën”.

“Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal”, ka shkruar ai në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Boksieri pëson goditje elektrike gjatë ndeshjes

Boksieri rus, Ivan Parshikov, u godit nga rryma elektrike pas fitores së tij të fundit Boksieri rus, Ivan Parshikov ishte me fat që mbijetoi pas...

Izraeli paralajmëron operacion të madh në Jemen, Irani: Nuk ka armëpushim

Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar se Izraeli është duke u përgatitur për një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Jemen, i...

Përfundon takimi mes krerëve të partive politike në Kosovës, asnjë rezultat!

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami bën me dije se ky takim është mbyllur pa rezultat. “Ne kërkuam që nesër të mos vazhdojmë...

SHBA, Gjykata Supreme ndalon librat me përmbajtje LGBTQ në shkolla

Një vendim i bujshëm i Gjykatës Supreme në SHBA ka vendosur në anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke i lejuar ata të...

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia do të dalë fitimtare nga lufta që i shpalli në shkurt të vitit 2022 Ukrainës, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu