Aksident tragjik në Zvicër! Humb jetën një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale dhe elemente të veprës penale tronditi Zvicrën këtë fundjavë. Në incidentin që ndodhi në Schlieren, kantoni i Cyrihut, humbi jetën tragjikisht një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Sipas raportimeve të mediave në Zvicër, shoferi, po ashtu 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pas përplasjes fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, më pas u vetëdorëzua.

Makina me 500 kuaj fuqi “fluturonte” në zonën 30 km/h

Sipas raportit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 23:30. Automjeti, një SUV i fuqishëm BMW me mbi 500 kuaj fuqi, po lëvizte nga Engstringerstrasse drejt Grabenstrasse.

Ekspertët e policisë, bazuar në gjurmët në vendin e ngjarjes, konkluduan se makina po lëvizte me shpejtësi shumë më të madhe se ajo e lejuar, në një zonë ku kufizimi është strikt 30 km/h.

Pas një kthese djathtas, vozitësi humbi kontrollin mbi automjetin e fuqishëm. Automjeti doli nga rruga nga ana e djathtë, duke shkaktuar një seri përplasjesh. Së pari rrëzoi një dritë për ndriçim në rrugë, më pas goditi një pemë pranë rrugës, në fund, u përplas me pjesën e përparme, në fasadën e një shtëpie banimi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Abdixhiku reagon pas akuzave të VV-së për ​mërgatën: Po tenton të ndërtojë sistem të manipulimit të votave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas akuzave të bëra nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje rreth vendimit të PZAP-së që të votohet vetëm...

Ditëlindja e Rifat Jasharaj, Haradinaj i uron shëndet e mbarësi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar vëllain e komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jasharin për ditëlindjen e tij. “Të uroj edhe shumë vite të...

Në Kërçovë është arrestuar këngëtarja boshnjake Xheila Ramoviç

Raportohet se mesnatën e së shtunës, në Kërçovë është arrestuar këngëtarja boshnjake Xheila Ramoviç, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme,...

Integrimi: Ndërsa Komisioni Evropian thotë se ndryshimet kushtetuese janë prioritet, Gashi: Ligjet reformuese janë prioritet

Ndërkohë që Komisioni Evropian e vlerëson ndryshimin e Kushtetutës si hapin kryesor për avancimin e procesit të integrimit, Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, thekson...

Mesazhet e para nga sistemi “Qytet i Sigurt” u arrijnë shoferëve- nisi para afatit të paralajmëruar

Edhe pse Ministria e Brendshme kishte paralajmëruar nisjen zyrtare për 1 dhjetor, një pjesë e shoferëve i morën SMS-të e para për shkelje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu