AKI: Vota kombëtare është me ne, me mbi 23.000 vota epërsi

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar me anë të një deklarate duke theksuar se ato janë forca e parë tek shqiptarët me mbi 23 mijë vota epërsi ndaj VLEN-it, transmeton InfoShqip.

Komunikata e plotë e AKI-së

“Për më pak se një vit e gjysmë, në tri palë zgjedhje: presidenciale, parlamentare dhe tash edhe lokale legjitimiteti politik i Aleancës Kombëtare për Integrim është rikonfirmuar fuqishëm dhe pa ekuivok.
Edhe në këto zgjedhje lokale, të mbajtura të dielën, AKI është fituese në rrafshin kombëtar.

Nëse i referohemi fakteve dhe shifrave që janë kokëforta, më lejoni të theksoj:
• Në zgjedhjet për këshilla komunalë, AKI ka një epërsi prej mbi 23.000 votash në nivel kombëtar.
• Për kryetarë komunash, diferenca është mbi 21.000 vota në favor të AKI-së.
• Në raportin e numrit të këshilltarëve komunalë, kemi 160 kundrejt 120, përsëri në favor të koalicionit tonë.
• Dhe, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin po atë ditë, AKI do të kishte 20 mandate, përkundrejt 15 të kampit tjetër politik.

Pra, edhe këto zgjedhje lokale e konfirmuan qartë se AKI është fituese në rrafshin kombëtar.
Risija më e madhe e këtij cikli zgjedhor është Komuna e Çashkës, ku dy partitë maqedonase sot po bëjnë çmos me ankesa dhe kundërshtime për të zhbërë një fitore historike të Aleancës Kombëtare për Integrim. Fitore të thella e bindëse janë shënuar në Gostivar, Vrapçishtë, Likovë, Plasnicë dhe Çashkë.

Në Kërçovë, Strugë, Tetovë, Bogovinë dhe Studeniçan, kemi ruajtur epërsinë dhe besimin e qytetarëve, duke shkuar në balotazh.

Ndërsa në Kumanovë, Aleanca Kombëtare për Integrim doli fituese absolute si në garën për kryetar komune, ashtu edhe për këshill komunal. Për vetëm 58 vota nuk arritëm të shënonim historinë duke kaluar në balotazh, por edhe kjo është një dëshmi e qartë e forcës sonë politike në terren.
Sot, jemi tërësisht të mobilizuar për raundin e dytë të zgjedhjeve të balotazhit dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur dhe thelluar këtë fitore të qytetarëve.
Ne jemi krenarë që, pavarësisht abuzimeve institucionale dhe keqpërdorimeve brutale të aparatit shtetëror gjatë fushatës, përmes trysnive, shantazheve dhe presioneve ndaj votuesve, kjo fushatë rezultoi pa sukses për kundërshtarët tanë.

Të gjithë pamë asfaltin elektoral, beketonizimet e natës, punimet infrastrukturore pa procedura e shpesh pak u ditur edhe investitori, vetëm për efekt elektoral. Por qytetarët e kuptuan dhe rezistuan.
Sot, me mbi 23.000 vota epërsi në rrafshin kombëtar, fitorja e AKI-së është e pakontestueshme.
Ky është legjitimiteti juaj, vota juaj, besimi juaj që Aleanca Kombëtare për Integrim e ka fituar me punë, përkushtim dhe vizion.

Andaj, për raundin e dytë, hyjmë të bashkuar, të motivuar dhe të bindur për ta rithënë fjalën e popullit shqiptar: AKI është forca e parë kombëtare dhe fituese në çdo nivel.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makinat elektrike për arsye sigurie

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në makinat elektrike, duke i konsideruar ato të rrezikshme në raste...

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu