AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin (AKI) përmes një komunikate siç thuhet “shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë ndaj veprimit skandaloz të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila mbrëmë kufizoi lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në Shkup gjatë festimeve për fitoren historike të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë.”

Sipas tyre, një veprim i tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur që nga viti 2001 dhe përbën një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për t’u shprehur dhe festuar lirshëm, në mënyrë paqësore dhe dinjitoze. “Kufizimi i festimeve vetëm deri tek ura “Goce Dellçev” dhe “Ura e Gurit”, pra praktikisht deri te “Mavrovasja”, është një ndarje e hapur etnike e kryeqytetit dhe një poshtërim për shqiptarët e Shkupit. Ky akt e zhvesh Shkupin nga imazhi i multietnicitetit dhe e kthen në qytet të kontrolluar me vijë ndarjeje për flamurin kuqezi. Kjo sjellje e institucioneve është tregues i qartë i mungesës së respektit ndaj shqiptarëve dhe i politikave të nënshtrimit që po ndiqen nga përfaqësuesit e VLEN-it në qeverinë e Mickoskit. Përfaqësuesit shqiptarë që heshtin përballë këtij vendimi duhet të japin përgjegjësi për shkeljen e dinjitetit dhe të drejtave të qytetarëve të vet. Shqiptarët nuk mund të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në kryeqytetin e tyre. Gëzimi kombëtar nuk ndalet me pengesa policore. Një shtet që respekton vetveten, nuk i vendos kufij gëzimit të qytetarëve të tij. Në fund, përballë heshtjes së VLEN-it, Koalicioni AKI shpreh ironikisht ngushëllimet e veta për “dhimbjen” që duket se kanë përjetuar pas humbjes së Serbisë – më shumë se vetë Serbia”, thekson Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrimin (AKI).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu