Ahmeti uron presidentin e SHBA-së, Donald Trump: SHBA-të janë aleati ynë më i rëndësishëm

“Dëshiroj të përcjell urimet më të sinqerta për Presidentin Trump në marrjen e detyrës si udhëheqës i vendit më të fuqishëm demokratik në botë.

Padyshim që SHBA-të janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe shtylla e paqes, demokracisë dhe stabilitetit global.
Qëllimi i politikës sonë ka qenë dhe mbetet thellimi i marrëdhënieve me këtë aleat të pazëvendësueshëm, i cili ka dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e tij për të promovuar lirinë dhe drejtësinë.

Presidenti Trump, edhe gjatë mandatit të tij të mëparshëm, tregoi vendosmëri dhe lidership të fortë në politikën ndërkombëtare, duke u përkushtuar për vendosjen e paqes dhe prosperitetit në botë.

Besoj fuqishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e Presidentit Trump do të vazhdojnë të jenë shembull i vlerave të qëndrueshme të demokracisë dhe mbështetëse e fuqishme e unitetit dhe zhvillimit përballë sfidave që na presin” ka shkruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu