Ahmeti: Paktet në bodrume të kuqe janë të dëmshme

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti thotë se nuk është problemi se Frontit Evropian me të cilin udhëheq ai po i merren dy deputetë, por problemi qëndron tek siç thotë ai marrëveshjet politike nëpër bodrumet e kuqe. Ai shtoi se marrëveshjet e tilla janë të dëmshme dhe do t’i demaskojë në kohë. Ahmeti para takimit me kryesinë qendrore të BDI-së shtoi se në KSHZ anëtarët shqiptarë janë mbivotuar.

“Nuk është çështja këtu a i humbën apo i fiton Fronti Evropian dy mandate. Fronti Evropian ka fituar zgjedhjet më 8 maj 2024. Ajo fitore është vulosur më 8 maj. Të gjitha akrobacionet politike dhe marrëveshjet e fshehta nëpër podrumet e kuqe që bëhen janë të papranueshme dhe janë të dënueshme sepse po bëjnë hap pas. Asnjë hap pas nuk duhet të tolerohet por të gjitha palët duhet të reflektojnë. Ne i dimë të gjitha marrëveshjet politike nëpër podrumet e kuqe dhe në të ardhmen do të dalim në detaje për të gjitha marrëveshjet dhe do t’i demaskojmë në opinion”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Koalicioni VLEN vlerëson se Gjykata Administrative i vërtetoi akuzat për të cilat opozita shqiptare kishte kontestuar procesin zgjedhor. Sipas përfaqësuesit juridik, Betim Ameti të dyja kontestimet e tyre u vërtetuan, duke shtuar se pret që rivotimi të jetë në rregull dhe pa pengesa.

“Aktvendimi i Gjykatës Administrative vërtetoi edhe një herë akuzat tona, të cilat u vërtetuan në shkallë të parë me vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Vlerësoi se Vendimi i Gjykatës Administrative është i drejtë dhe në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kontestet Administrative. Pas hapjes së materialit të besueshëm zgjedhor, gjykata konstatoi shkeljet si: Mospërputhje mes numrit të fletëve të votimit të përdorura dhe numrit të votuesve dhe aplikimi jo i duhur i aparatit për identifikimin biometrik të qytetarëve”, tha Betim Ameti, përfaqësues juridik i VLEN-it.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e...

Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet...

Oficerët e policisë serbe në Ohër – një fazë e re e “botës serbe” në veprim?

Fillimi i patrullave të përbashkëta policore midis policisë maqedonase dhe asaj serbe në Ohër nuk duhet parë vetëm si një risi turistike ose bashkëpunim...

Ndërron jetë një shtetas i Maqedonisë në Shqipëri

Një shtetas i Maqedonisë 66-vjeçar humbi jetën dje pasdite në një plazh pranë Kavajës, jo shumë larg qytetit të Durrësit në Shqipëri, pasi pësoi...

Roja thotë se një pjesë e grupit “Banjska” me një të plagosur kanë qëndruar në hotel

Rade Nedelkoviq, roje në hotelin Rasjka Banja ka dëshmuar për grupin terrorist në rastin “Banjska”. Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të grupit janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu