Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin e Shkupit më datë 13 dhjetor.
Ahmeti tha se protesta do të nis nga ora 13:00 në sheshin “Skederbeu” në Shkup.
“Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës.
Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Shkup”, tha Ahmeti.
