Ahmeti: Fronti Europian është fitues i zgjedhjeve! Taravari në politikë nuk ka përvojë…

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisioni Debat Plus me Ermal Pandurin në Klan Macedonia tha se Fronti Europian është fitues i këtyrë zgjedhjeve nga Struga e deri në Likovë. Ai nuk komentoi deklaratat e Arben Taravarit port ha se i njejti është mjek i mirë por politikan pa përvojë.

“Fronti Europian ka fituar nga Struga në Likovë e Kumanovë. Tanimë në shqiptar kemi pas shumë vështirësi në përparimin e të drejtave tona, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndaj etnitë e vogla e kanë parë shpëtimin tek VMRO ose LSDM, tani u aftuan tek ne sepse ne jemi të fortë, kur je i zaift askush nuk të vjen. Unë nuk kam komente për deklaratat e Taravarit, është mjek i mirë por nuk ka përvojë.”, deklaroi Ahmeti. Ai shtoi se BDI ndër vite ka realizuar punë të mëdha për shqiptarët.

“Kemi pasur shumë punë të rëndësishme, nuk është punë e vogël të bësh tre universitete shqiptare, ka ende për të bërë. Unë politikan nuk jam, jam veprimtarë, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurent, dhe në të gjitha anketimet që janë bërë BDI-ja zgjedhjet i fitonte vetë, por neve na duheshte të kemi diferencë më të madhe, objektivat i kemi më të larta”, deklaroi Ahmeti. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti dhe Bajram Rexhepi nga Reçica e Vogël: Tetova meriton një fillim të ri! Atë do ta bëjmë bashkë me 2 nëntor!

Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me liderin Ali Ahmeti, zhvilluan një takim me banorët e...

Kasami: BDI e nxori Fatmir Deharin për ta humbur Kërçovën – a po përgatit terrenin VLEN dhe a është Kërçova e shitur tek VMRO?

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me garën zgjedhore në Kërçovë. Ai ka akuzuar BDI-në se...

Bilall Kasami nuk mbështet kandidatin e VLEN-it Haqim Ramadanin në Bërvenicë-frikë të dalë jashtë vijave të Mickoskit?

Një skandal politik trondit radhët e Koalicionit VLEN! Në intervistën e dhënë sot për Alsat M, kryetari i Lëvizjes BESA dhe një nga liderët e...

AKI akuzon VLEN-in për mashtrim: E kanë shitur kauzën shqiptare, tani janë vasalë të VMRO-së

Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri –...

Raportohet për vendososjen e bombave në disa shkolla fillore në Kumanovë

Në disa shkolla fillore në Kumanovë pasdite arritën alarme për gjoja bomba të vendosura në shkolla, konfirmuan nga Sektori për arsim në Komunën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu