AGK dënon sulmet e vazhdueshme të Kurtit dhe Vetëvendosjes ndaj mediave dhe gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të vazhdueshme që kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

AGK përmes një reagimi ka thënë se gjuha denigruese e përdorur nga Kurti në tubimet zgjedhore dhe intervistat e tij publike përbën një presion të papranueshëm mbi punën e gazetarëve. Në një deklaratë të fundit, kryeministri ka akuzuar portalet si pjesë e një “Trekëndëshi të Bermudës që synon ta fundosë Kosovën”, duke i etiketuar ato si faktorë negativë në proceset demokratike.

Përveç sulmeve verbale, AGK-ja ka ngritur shqetësimin për pengesat fizike të krijuara ndaj ekipeve të mediave në terren. Në disa raste, gazetarët e Klan Kosova dhe Nacionale janë penguar nga zyrtarë të Vetëvendosjes gjatë mbulimit të tubimeve elektorale, gjë që përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së shtypit.

Po ashtu, AGK-ja ka kritikuar bojkotin e Vetëvendosjes ndaj tre televizioneve kombëtare, duke theksuar se një veprim i tillë kufizon transparencën dhe shmang llogaridhënien ndaj publikut. “Mediat kanë obligim ligjor dhe etik për të informuar qytetarët në mënyrë të barabartë mbi premtimet dhe programet e të gjitha partive politike”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre sulmeve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për gazetarët, veçanërisht në një periudhë kyçe siç është fushata zgjedhore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu