Agjencia e OKB-së paralajmëron për shpërthimin e kolerës në Gaza mes mungesës së madhe të uji

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar për një shpërthim të kolerës në Rripin e Gazës mes mungesës së madhe të ujit për shkak të bombardimeve izraelite, transmeton Anadolu.

“Me qasje minimale në ujë të pastër në Rripin e Gazës dhe vapë të ashpër të verës që vazhdon, ekziston rreziku i shpërthimit të sëmundjeve dhe dehidrimit. Ekziston një shqetësim i vërtetë se kolera mund të përhapet, duke përkeqësuar më tej kushtet çnjerëzore të jetesës”, tha UNRWA-ja.

Agjencia e OKB-së përsëriti thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze.

Disa agjenci të OKB-së, veçanërisht Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), kanë paralajmëruar për një rrezik të lartë të sëmundjeve infektive në Gaza në mes të kampet të refugjatëve të stërmbushura me njerëz dhe mungesës së kanalizimeve të duhura.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Të paktën 36.500 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica dërrmuese gra dhe fëmijë, si dhe rreth 83 mijë të tjerë janë plagosur.

Pothuajse tetë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer nën rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e fundit të saj ka urdhëruar Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionet në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milionë palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta para se të pushtohej më 6 maj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu