Afrim Gashi priti Glauk Konjufcën në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kolegun e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Duke i uruar mirëseardhjen, Gashi konstatoi se të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer reciprok, që nga koha kur vendi e njohu pavarësinë e Kosovës. Është e rëndësishme të ruhet dhe thellohet ky trend i marrëdhënieve të mira në periudhën e ardhshme. Duke qenë se nuk ka çështje politike të pazgjidhura reciproke, fokusi duhet të jetë në projektet infrastrukturore, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë, me qëllim të lehtësimit të komunikimit dhe afrimit akoma më të madh të popujve.

Nga ana e tij, Konjufca e ka uruar Gashin për pozitën e re, si Kryetar i Dhomës Ligjvënëse, pas zgjedhjeve të suksesshme, të cilat ishin test i demokracisë, seriozitetit dhe pjekurisë së shtetit. Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë për anëtarësimin e vendit tone në NATO dhe uroi anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Në vendin tonë
Kosova sheh partner të mirë dhe fqinj korrekt nga i cili merr mbështetje të vazhdueshme
ndër vite. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se qëllimi i integrimit evropian është i përbashkët,
ndajmë të njëjtën kornizë vlerash dhe orientimesh.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mjaft me zjarrvënësit – turpi i shoqërisë! Kush djeg tokën e vet, djeg edhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në këto ditë të nxehta, kur toka rënkon nga etja dhe ajri ndizet nga vapa, disa mendje bosh e duar të liga guxojnë të...

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës

Ramë Lahaj i dhuron Izet Mexhitit filigran me hartën e Kosovës Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, ka nderuar Izet Mexhitin me një dhuratë të...

Putin gati për testimin e “Burevestnik”, raketa bërthamore me fuqi të pakufishme

Presidenti rus ka deklaruar se kjo armë është “e pathyeshme” nga sistemet aktuale dhe ato të ardhshme të mbrojtjes raketore Rusia duket se po përgatitet...

Denion Meidani ndan fotografinë e veçantë nga Marrëveshja e Ohrit: Sot, më shumë se kurrë, ajo duhet të respektohet

Ambasadori Denion Meidani ka kujtuar 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit duke vlerësuar se sot më shumë se kurrë duhet të respektohet e njëjta. “24...

Limaj: LVV-ja s’ka shumicë për qeveri, as me votat e Nismës

Ai potencoi se partitë politike në Kosovë aktualisht po bëjnë kalkulime të ngushta partiake, duke lënë mënjanë interesin kombëtar Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu